Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

CDC: Vaksina kundër gripit këtë sezon më pak efektive, ndikoi një variant i ri i virusit

Jetë 17/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Aktiviteti i gripit në Shtetet e Bashkuara po bie gradualisht, por autoritetet shëndetësore paralajmërojnë se vaksina e këtij sezoni nuk ka ofruar mbrojtjen e zakonshme.

Sipas të dhënave të publikuara nga Centers for Disease Control and Prevention (CDC), vaksina ka qenë vetëm 25% deri në 30% efektive në parandalimin e rasteve që kërkojnë trajtim mjekësor apo shtrim në spital tek të rriturit.

Tek fëmijët, mbrojtja ka qenë disi më e lartë, duke reduktuar rrezikun për trajtim mjekësor me rreth 40%.

Ekspertët theksojnë se zakonisht vaksinat konsiderohen të suksesshme kur arrijnë efektivitet prej 40% deri në 60%, ndërsa këtë vit niveli i mbrojtjes rezulton ndër më të ulëtit në dy dekadat e fundit.

Sipas specialistëve, arsyeja kryesore lidhet me një mospërputhje mes virusit që qarkulloi dhe atij që u parashikua nga shkencëtarët për përfshirje në vaksinë.

Varianti dominues këtë dimër ishte i tipit A H3N2, konkretisht një nënvariant i ri i njohur si “subclade K”, i cili u përhap me shpejtësi në fillim të sezonit. Ndërkohë, vaksina ishte dizajnuar për një version tjetër të këtij virusi, çka uli ndjeshëm efektivitetin.

Eksperti i vaksinave William Schaffner është shprehur se, pavarësisht kësaj mospërputhjeje, vaksinimi mbetet i rëndësishëm.

“Edhe kur vaksina nuk përputhet plotësisht me virusin, ajo ndihmon në uljen e rasteve të rënda,” ka deklaruar ai.

Të dhënat tregojnë se sezoni i gripit ka pasur ndikim të konsiderueshëm:

Të paktën 27 milionë raste të gripit

Rreth 350 mijë shtrime në spital

22 mijë viktima

Ndërkohë, këtë sezon kanë humbur jetën të paktën 101 fëmijë nga gripi. Në rastet ku statusi i vaksinimit ishte i njohur, rreth 85% e tyre nuk ishin plotësisht të vaksinuar.

Normat e vaksinimit mbeten relativisht të ulëta. Rreth 46.5% e të rriturve dhe 48% e fëmijëve kanë marrë vaksinën këtë sezon, shifra që sipas ekspertëve mund të kenë ndikuar në përkeqësimin e situatës.

Shkencëtarët tashmë kanë nisur përgatitjet për sezonin e ardhshëm.

OBSH ka rekomanduar që vaksinat për sezonin 2026–2027 të përfshijnë mbrojtje ndaj variantit “subclade K”, me qëllim rritjen e efektivitetit.

Autoritetet shëndetësore vazhdojnë të bëjnë thirrje për vaksinim, duke theksuar se ai mbetet mbrojtja më e mirë kundër komplikimeve serioze nga gripi./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSpitali i Gjakovës reagon ndaj deklaratave për grevën: Nuk kemi marrëdhënie pune me punëtorët teknikë
Artikulli i rradhës Mbi 3700 analiza laboratorike të kryera dje në Spitalin e Pejës

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.