Mosha e avancuar e nënës (AMA) përkufizohet si shtatzënia te gratë mbi 35 vjeç dhe konsiderohet si një shtatzëni me rrezik disi më të lartë.
Sipas Health News, kjo moshë shoqërohet me komplikime të mundshme gjatë shtatzënisë, si kufizimi i rritjes së fetusit, preeklampsia, shkëputja e placentës, lindja e parakohshme dhe lindja e vdekur përcjell Gazeta Shneta.
Rreziku rritet më tej te gratë mbi 40 vjeç, sidomos nëse shtatzënia kalon javën e 41-të. Një ndër pasojat më të zakonshme është rritja e nevojës për lindje me prerje cezariane. Kjo lidhet edhe me historinë e lindjeve të mëparshme me prerje cezariane dhe me vendimmarrjen më të shpejtë për ndërhyrje kirurgjikale në këtë grupmoshë.
Gratë mbi 45 vjeç përballen me rritje të ndjeshme të rrezikut për hipertension para ose gjatë shtatzënisë, diabet gestacional dhe preeklampsi – kushte që mund të çojnë në lindje të vdekur.
Në vendet me të ardhura të larta, mosfunksionimi i placentës është shkaku më i zakonshëm i lindjeve të vdekura, veçanërisht te nënat në moshë të avancuar.
Prandaj, shtatzënitë në këtë grupmoshë kërkojnë mbikëqyrje të kujdesshme mjekësore për të parandaluar ndërlikimet. /Gazeta Shneta/


