Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se në Klinikën e Kirurgjisë Pediatrike ka filluar zbatimi i procedurave të endoskopisë gastrointestinale tek pacientët pediatrikë.
Procedurat realizohen pas sigurimit të pajisjeve të nevojshme dhe trajnimit të stafit mjekësor.
Rastet e para janë realizuar gjatë vitit 2024, me asistimin e kirurgëve abdominalë nga Njësia e Endoskopisë, ndërsa në fazat pasuese procedurat janë kryer me mbështetjen e gastroenterologëve nga Klinika e Gastroenterologjisë Adulte.
Gjatë 10 muajve të fundit janë kryer gjithsej 23 procedura endoskopike, duke përfshirë vendosjen e PEG-it (gastrostoma endoskopike perkutane), largimin e trupave të huaj nga lukthi dhe ezofagu, dilatime të ezofagut, gastroskopi dhe kolonoskopi diagnostike dhe eksplorative.
Procedurat janë aplikuar fillimisht me asistencë nga kirurgët abdominalë dhe gastroenterologët e Klinikës së Gastroenterologjisë Adulte, ndërsa më pas realizohen nga stafi i Klinikës së Kirurgjisë Pediatrike./Gazeta Shneta/




