Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë si shfaqet ekzema

Jetë 14/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Studimi i ri zbulon rrugën biologjike përmes së cilës stresi psikologjik aktivizon sistemin imunitar dhe nxit ekzemën. Ekspertët thonë se ky zbulim mund të ndryshojë mënyrën si kuptohet dhe trajtohet kjo gjendje

Hulumtimet tregojnë se stresi kronik mund të shkaktojë ekzemë, një sëmundje jo ngjitëse inflamatore të lëkurës. Dermatiti atopik, apo ekzema, shoqërohet me kruarje të vazhdueshme, ndonjëherë edhe me luspa dhe njolla të errëta në lëkurë, ndërsa kruarja e fortë dhe gërvishtja mund t’i përkeqësojnë simptomat. Mekanizmat përmes të cilëve stresi shkakton shpërthimin e ekzemës nuk kanë qenë të qartë, por një studim i shkencëtarëve nga Fudan University, i publikuar në revistën Science, ka bërë një analizë të thelluar të lidhjeve biologjike, përcjell Telegrafi.

Studimi kinez identifikoi një rrjet specifik neuronesh

Ekzistojnë disa barna për trajtimin dhe lehtësimin e ekzemës, si kremrat hidratues për rikthimin e barrierës së lëkurës, kremrat me kortikosteroide, si dhe antihistaminikët ose antibiotikët. Për ekzemën aktualisht nuk ka shërim përfundimtar. Simptomat mund të shfaqen ose të zhduken, çdo herë me intensitet të ndryshëm. Shfaqja e tyre mund ta vështirësojë jetën e përditshme dhe të shkaktojë parehati, varësisht nga shkalla e gjendjes.

Studimi kinez identifikoi një rrjet të veçantë neuronesh që, kur ekspozohen ndaj stresit, nxisin reagim imunitar në lëkurë dhe shkaktojnë shpërthimin e ekzemës. Studimi i ri hulumtoi mekanizmat që qëndrojnë pas lidhjes mes stresit dhe përkeqësimit të gjendjes, por gjithashtu identifikoi rrjetin nervor që, i aktivizuar nga stresi, vë në lëvizje sistemin imunitar dhe çon në përkeqësim të simptomave.

Sipas Dr. Shenbin Liu, neurobiolog në Fudan University, gjetja më e rëndësishme e studimit është se stresi psikologjik komunikon me lëkurën përmes një “autostrade” specifike, ku stresi aktivizon një nëngrup të veçantë neuronesh simpatikë që lidhen me lëkurën. Këta neurone jo vetëm bartin sinjalin, por çlirojnë edhe kemokinën CCL11, e cila tërheq eozinofilet, qeliza imunitare që nxisin përkeqësimin e dermatitit atopik të shkaktuar nga stresi.

Si stresi psikologjik shndërrohet në lëkurë të përflakur

Më herët mendohej se stresi e përkeqësonte ekzemën përmes boshtit hipotalamus-hipofizë-gjëndra mbiveshkore, por studimi i ri e vë në pikëpyetje këtë teori. Është shumë e rëndësishme të kuptohet se stresi nuk është vetëm një shkaktar, por lidhet drejtpërdrejt me reagimin imunitar të lëkurës.

Sipas Dr. Liu, rëndësia e zbulimit qëndron te kuptimi i lidhjes mes mendjes dhe lëkurës, duke e zhvendosur shpjegimin e shpërthimit të dermatitit atopik nga një koncept i paqartë psikologjik në një rrugë konkrete fizike, që tregon saktësisht se si stresi psikologjik përkthehet në një ngjarje biologjike, pra në lëkurë të përflakur.

Eozinofilet janë një lloj i qelizave të bardha të gjakut, ndërsa numri i rritur i tyre mund të tregojë alergji, inflamacion kronik ose parazitë. Lidhja e fortë mes stresit dhe rritjes së eozinofileve sugjeron se mjekët në të ardhmen mund ta matin nivelin e tyre jo vetëm për të vlerësuar ashpërsinë e gjendjes, por edhe ndikimin që ka stresi në atë moment.

Artikulli paraprakPas IVF-së, Klinika e Gjinekologjisë së shpejti edhe me një shërbim të ri
Artikulli i rradhës Spitali i Pejës: 24 lindje dhe 62 operacione gjatë javës së fundit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.