Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ekspozimi ndaj pesticideve dhe rritja e kancerit kolorektal te të rinjtë

Jetë 24/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri sugjeron se faktorët mjedisorë dhe të stilit të jetesës, si dieta, duhani dhe ekspozimi ndaj kimikateve, mund të luajnë rol në rritjen e rasteve të kanceri kolorektal te të rinjtë.

Hulumtimi konfirmon disa rreziqe të njohura, por gjithashtu identifikon një lidhje të re të mundshme me herbicidin bujqësor pikloram.

Sipas burimit Medical News Today, kanceri kolorektal me shfaqje të hershme përkufizohet si diagnostikim tek personat nën moshën 50 vjeç. Dikur i konsideruar sëmundje e moshave të mëdha, kjo gjendje po rritet me ritme shqetësuese globalisht, me një shtim mesatar prej rreth 1.4% në vit, transmeton Gazeta Shneta.

Aktualisht, rreth një në pesë raste diagnostikohet tek persona nën 55 vjeç, dhe kjo sëmundje është bërë një nga shkaqet kryesore të vdekjeve nga kanceri në këtë grupmoshë.

Studimi, i publikuar në “Nature Medicine”, analizoi ndryshimet epigjenetike – modifikime kimike që ndikojnë në mënyrën se si lexohen gjenet pa ndryshuar ADN-në. Rezultatet treguan lidhje të qarta midis kancerit dhe faktorëve si dieta e pashëndetshme dhe përdorimi i duhanit.

Megjithatë, një zbulim i rëndësishëm ishte lidhja me pikloramin, një pesticid i përdorur gjerësisht në bujqësi.

Zonat me përdorim më të lartë të këtij kimikati shfaqnin edhe nivele më të larta të kancerit kolorektal te të rinjtë, edhe pse kjo nuk provon drejtpërdrejt shkakësinë.

Në përfundim, studimi thekson nevojën për më shumë kërkime dhe për politika që adresojnë faktorët mjedisorë dhe të stilit të jetesës, me qëllim uljen e rrezikut të kancerit tek brezat e rinj. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakTesti i urinës mund të parashikojë trajtimin e kancerit të fshikëzës: Hap drejt mjekësisë së personalizuar
Artikulli i rradhës Ndryshimet klimatike dhe shëndeti në Evropë: Koha për masa mbrojtëse po mbaron

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.