Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“Vaksinat mbrojnë në çdo moshë” – Kosova shënon Javën e Imunizimit me fokus te rritja e mbulueshmërisë

Lajme 24/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Shëndetësisë  dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në bashkëpunim me Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe UNICEF, kanë shënuar Javën e Imunizimit, duke ritheksuar rëndësinë e vaksinimit si një nga ndërhyrjet më efektive në mbrojtjen e shëndetit publik.

Me moton “Vaksinat mbrojnë në çdo moshë”, institucionet shëndetësore theksojnë se imunizimi është jetik gjatë gjithë jetës – nga fëmijëria e hershme deri në moshën e rritur, përcjell Gazeta Shneta.

Vaksinimi jo vetëm që parandalon sëmundje të rënda dhe komplikime, por ndihmon edhe në krijimin e imunitetit kolektiv në komunitet.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit të fundit është shënuar progres në vaksinimin bazë të fëmijëve (0–1 vjeç), me rritje të dukshme krahasuar me vitet e kaluara. Ky zhvillim konsiderohet si tregues i rritjes së besimit të qytetarëve në sistemin shëndetësor dhe përmirësimit të qasjes në shërbimet e imunizimit.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se vaksinimi mbetet prioritet strategjik për vendin.

“Vaksinimi është një investim i drejtpërdrejtë në shëndetin e qytetarëve dhe në të ardhmen e vendit tonë. Ne do të vazhdojmë të forcojmë sistemin e imunizimit, duke siguruar qasje të barabartë dhe të sigurt për të gjithë”, theksoi ai.

Nga viti 2024, programi i imunizimit në Kosovë ka shënuar avancime të rëndësishme, përfshirë futjen e tri vaksinave të reja në kalendarin e rregullt. Një ndër zhvillimet kryesore është zgjerimi i vaksinimit kundër HPV, i cili tashmë përfshin edhe djemtë dhe është shtrirë deri në moshën 26 vjeç, në përputhje me rekomandimet ndërkombëtare.

Megjithatë, autoritetet shëndetësore kanë ngritur shqetësimin për rënien e mbulueshmërisë me vaksinën MMR, që mbron nga fruthi, shytat dhe rubella, duke rritur rrezikun për shpërthime të mundshme.

Drejtoresha ekzekutive e IKShPK-së, Ardita Baraku, bëri thirrje për mobilizim të përbashkët.

“Çdo dozë e papërfunduar rrit rrezikun për rikthimin e sëmundjeve të parandalueshme. Është thelbësore që qytetarët të informohen nga burime të besueshme dhe të sigurojnë vaksinimin në kohën e duhur”, tha ajo.

Ndërkohë, përfaqësuesja e UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko, njoftoi për një fushatë plotësuese vaksinimi që synon të përfshijë rreth 1,000 fëmijë të pavaksinuar ose me vaksinim jo të plotë.

“Arritja e këtyre fëmijëve është thelbësore për të mbyllur boshllëqet në mbrojtjen ndaj sëmundjeve ngjitëse”, theksoi ajo.

Ndërsa shefja e zyrës së OBSH-së në Kosovë, Isme Humolli, rikujtoi ndikimin global të vaksinimit.

“Sipas vlerësimeve, gjatë 50 viteve të fundit vaksinimi ka kontribuar në uljen me rreth 40% të vdekshmërisë së foshnjeve në nivel global, duke shpëtuar miliona jetë”, u shpreh ajo./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakOKB: Mbi 38 mijë gra dhe vajza të vrara në luftën në Gaza
Artikulli i rradhës Mbi 3 mijë pacientë morën trajtim spitalor brenda tre muajve në Spitalin e Mitrovicës

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.