Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

IKSHPK reagon për ndotjen e ajrit nga KEK-u: Shkaktar i rritjes së vdekshmërisë

Lajme 28/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka ngritur alarmin për gjendjen e ndotjes së ajrit në vend, duke e cilësuar atë si një nga sfidat më të mëdha mjedisore, shëndetësore dhe klimatike, që paraqet rrezik serioz për shëndetin publik.

Sipas IKSHPK-së, ndotja e ajrit në Kosovë, e cila lidhet kryesisht me aktivitetin e Termoelektranave “Kosova A” dhe “Kosova B” në KEK, përbën një emergjencë globale të shëndetit publik, transmeton Gazeta Shneta.

Këto termocentrale , të cilat përdorin thëngjillin si burim energjie, lirojnë në atmosferë substanca të dëmshme si ozoni, oksidet e azotit  dioksidi i squfurit si dhe grimca të imta PM10 dhe PM2.5.

Sipas raporteve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës dhe Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës , sektori i energjetikës është përgjegjës për rreth 40% të emetimeve ndotëse në vend, ndërsa lirimi i tymit dhe pluhurit rrit përqendrimin e grimcave në ajër për periudha të gjata kohore.

IKSHPK thekson se mbi 90% e këtyre grimcave, pas thithjes nga sistemi respirator, ndikojnë në rritjen e infeksioneve respiratore, sidomos tek fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike dhe punëtorët që ekspozohen në ambiente të hapura.

Sipas institutit, efektet e ndotjes së ajrit janë të shumta dhe përfshijnë rritjen e vdekshmërisë, sëmundje akute dhe kronike të frymëmarrjes si bronkiti dhe astma, irritime të syve dhe mukozave, dëmtime në sistemin kardiovaskular, si dhe ndikime kancerogjene.

IKSHPK ka bërë të ditur se ditëve të fundit është vërejtur një ndotje e theksuar nga tymtarët e KEK-ut, duke përcjellë situatën me vëmendje të shtuar.

Në kuadër të përmirësimit të situatës, IKSHPK ka propozuar masa urgjente dhe afatgjata.

Masat afatshkurtra përfshijnë:

  • Monitorim në kohë reale të ndotjes dhe publikim transparent të të dhënave nga KEK-u
  • Kontroll i vazhdueshëm i filtrave dhe sanksione në rast mosfunksionimi
  • Inspektime të shpeshta mjedisore dhe gjoba për tejkalim të normave
  • Instalimi i teknologjive për reduktimin e ndotësve si SO₂ dhe NOx
  • Modernizimi i pajisjeve ekzistuese

Masat për mbrojtjen e shëndetit publik përfshijnë:

  • Krijimin e një sistemi të integruar informativ për situata emergjente
  • Monitorim dhe raportim të rregullt të cilësisë së ajrit
  • Ngritjen e zonave të gjelbra pranë zonave industriale
  • Vendosjen dhe zbatimin e standardeve për emetimet industriale
  • Zbatimin e plotë të ligjeve për mbrojtjen e mjedisit
  • Promovimin e ndërgjegjësimit për ndikimin e ajrit në shëndet
Artikulli paraprakPërmbarimi i tërheq afro 2 milionë euro nga buxheti, rrezikohen shërbimet shëndetësore në Prizren
Artikulli i rradhës Meteo Kosova: Rikthehet dimri, të enjten vjen goditja e masave polare dhe temperaturat nën zero

Ju sugjerojmë

Vala e të nxehtit godet Britaninë, thyhet rekordi 50-vjeçar

24/06/2026 Lajme

Ministria e Shëndetësisë mirëpret raportin e auditimit për vitin 2025, konfirmohet opinion i pamodifikuar për pasqyrat financiare

24/06/2026 Lajme

Evropa po digjet nga i nxehti, ja masat e pazakonta që po marrin shtetet për t’u mbrojtur

24/06/2026 Lajme

Thellohet skandali i “CFO Pharma” me ilaçet/ Prokuroria zbuloi 700 mijë € “fiktive”, skema shkon mbi 2 mln €

24/06/2026 Lajme

Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë

24/06/2026 Lajme

Franca konfirmon rastin e parë me Ebola

24/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.