Vitamina D, e njohur si “vitamina e diellit”, është thelbësore për shumë procese në trup, por përdorimi i saj shpesh mbivlerësohet. Studime të fundit hedhin dritë mbi rolin e saj në shëndet, duke përfshirë ndikimin në diabetin e tipit 2, shëndetin e trurit dhe sistemin imunitar.
Një studim i publikuar në vitin 2026 tregoi se efekti i vitaminës D në parandalimin e diabetit të tipit 2 mund të varet nga faktorët gjenetikë.
Tek individët me variante të caktuara gjenetike, marrja e dozave të larta (4,000 IU/ditë) uli me rreth 19% rrezikun që prediabeti të zhvillohej në diabet.
Megjithatë, ky efekt nuk u vërejt tek të gjithë, duke treguar se suplementet nuk funksionojnë njësoj për çdo person, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.
Studime të tjera kanë lidhur nivelet më të larta të vitaminës D me biomarkues më të mirë të sëmundjes së Alzheimerit, si dhe me përmirësime në funksionin e sistemit imunitar, veçanërisht tek personat me sëmundje inflamatore të zorrëve.
Megjithëse vitamina D ka përfitime të shumta – përfshirë shëndetin e kockave, dhëmbëve dhe zemrës – marrja e tepërt mund të shkaktojë efekte anësore si të përziera, të vjella dhe dobësi.
Prandaj, përdorimi i saj duhet të bëhet nën mbikëqyrje mjekësore.
Këto gjetje theksojnë rëndësinë e një qasjeje të personalizuar në mjekësi, ku faktorë si gjenetika ndihmojnë në përcaktimin e trajtimeve më efektive për çdo individ. /Gazeta Shneta/


