Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim: Endometrioza lidhet me rritje të lehtë të rrezikut për anomali tek foshnjat

Këshilla për shtatzëna 11/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri ka gjetur se foshnjat e lindura nga gratë me endometriozë kanë një rrezik pak më të lartë për anomali kongjenitale, të njohura si defekte të lindjes.

Hulumtimi është publikuar në Revistën Mjekësore Kanadeze dhe është bazuar në analizën e më shumë se 1.4 milion lindjeve në Ontario të Kanadasë.

Sipas studiuesve, nga 33 mijë e 619 foshnja të lindura nga nëna me endometriozë, rreth 6.3 për qind kanë pasur ndonjë anomali kongjenitale, krahasuar me 5.4 për qind të foshnjave të lindura nga gratë pa këtë sëmundje.

Studimi tregon se endometrioza është lidhur me rritje të rrezikut për probleme në zemër, sistemin gastrointestinal, organet gjenitale dhe sistemin muskulor-skeletor tek foshnjat, si dhe me disa lloje tumoresh.

Megjithatë, autorët theksojnë se rreziku absolut mbetet i ulët.

“Edhe pse kemi vërejtur një rritje modeste të rrezikut, numri i përgjithshëm i anomalive kongjenitale tek foshnjat e lindura nga gratë me endometriozë mbetet i vogël”, kanë shkruar studiuesit.

Endometrioza është një sëmundje kronike inflamatore, shpesh e dhimbshme, ku ind i ngjashëm me atë të mitrës rritet jashtë saj. Ajo prek rreth një në dhjetë gra të moshës riprodhuese dhe mund të ndikojë edhe në fertilitet.

Në një editorial të lidhur me studimin, ekspertët kanë bërë thirrje për diagnostikim më të hershëm, trajtim më efektiv dhe rritje të vetëdijes për endometriozën.

Sipas tyre, kjo sëmundje vazhdon të jetë e nënvlerësuar dhe shpesh trajtohet me vonesë, pavarësisht pasojave që mund të ketë në shëndetin e grave dhe shtatzëninë./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakFranca konfirmon rast të ri me hantavirus nga anija e izoluar, OBSH: Mund të ketë edhe infektime të tjera
Artikulli i rradhës Ngacmoi seksualisht 21-vjeçaren, arrestohet kirurgu 72-vjeçar në Korçë

Ju sugjerojmë

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Çfarë tregon sekrecioni vaginal gjatë shtatzënisë?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.