Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A ka rrezik infeksioni nga manikyri dhe pedikyri? Ja çfarë thonë ekspertët

Lajme 19/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Manikyri dhe pedikyri mbeten ndër shërbimet më të përdorura të estetikës, por ekspertët paralajmërojnë se në disa raste mund të paraqesin rrezik për infeksione nëse nuk respektohen standardet e higjienës.

Sipas një analize të publikuar nga “The Conversation”, infeksionet mund të përhapen përmes pajisjeve të pa sterilizuara, sipërfaqeve të kontaminuara dhe kontaktit të drejtpërdrejtë me lëkurën gjatë trajtimeve.

Ekspertet Helen Banwell dhe Kristin Graham theksojnë se rreziku rritet kur gjatë manikyrit ose pedikyrit krijohen dëmtime të vogla në lëkurë apo kutikula, duke lehtësuar hyrjen e baktereve dhe kërpudhave.

Pedikyri konsiderohet më i rrezikshëm se manikyri, pasi këmbët shpesh qëndrojnë në ambiente të ngrohta dhe të lagështa, kushte të favorshme për zhvillimin e mikroorganizmave.

Infeksionet më të shpeshta përfshijnë infeksione bakteriale të lëkurës, infeksione fungale të thonjve dhe në raste të rralla komplikime më serioze, përfshirë edhe hospitalizime.

Autoritetet shëndetësore në Australinë Perëndimore kanë raportuar disa ankesa për infeksione pas shërbimeve në sallone, duke ngritur shqetësime për standardet e higjienës në disa raste.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se rreziku mund të ulet ndjeshëm nëse sallonet respektojnë rregulla strikte të sterilizimit, përdorin pajisje njëpërdorimëshe dhe dezinfektojnë rregullisht hapësirat dhe instrumentet.

Sipas tyre, shumica e shërbimeve mbeten të sigurta, por klientët këshillohen të jenë të kujdesshëm dhe të zgjedhin sallone me standarde të larta higjienike.

Artikulli paraprakKinezi jetoi me shkop të ngulur në fyt për tetë vjet
Artikulli i rradhës Studim: Bebet në bark imitojnë gogësimin e nënës para lindjes

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.