Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Piperi i kuq me origjinë nga Kosova rezulton me prezencë të pesticidit “Carbofuran”

Lajme 29/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Speci i kuq i bluar me origjinë nga Kosova ka rezultuar me prezencë të pesticidit ‘’Carbofuran’’, sipas njoftimit të Sistemit Evropian të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF).

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), është njoftuar nga RASFF se ngarkesa me produktin: ‘’Spec i kuq i bluar’’ me origjinë nga Kosova e ndaluar në kufirin me Finlandën, pas kryerjes se testeve laboratorike dhe rezultimit pozitiv është  ka asgjësuar nga autoriteti kompetent.

“Të dhënat e produktit: Emri i produktit: Spec i kuq i bluar; Prodhuesi: Ananas Impex SH.P.K., Rr.Dibra e Madhe, Livadicë, Podujevë; Brendi: Besiana; Pesha neto: 200 g; Barkodi: 3900765410212; Data e skadimit: 08.12.2026; Vendi eksportues: Kosovë”, thuhet në njoftim.

Menjëherë pas njoftimit përmes sistemit RASFF, Agjencia e Ushqimit ka thënë se ka niaur veprimet për të ndërmarrë kontrolle zyrtare në terren.

“Me qëllim të parandalimit të rreziqeve të mundshme për shëndetin publik dhe forcimit të kontrollit zyrtar, në të gjitha Pikat e Kontrollit Kufitar është urdhëruar të zbatohen masat,  preventive shtesë, të rritet kontrolli edhe ndaj lëndës së parë që përdoret për prodhimin dhe përpunimin e produkteve të specit, me qëllim identifikimin e burimit të mundshëm të kontaminimit dhe parandalimin e vendosjes në treg të produkteve me përmbajtje të lartë të mykotoksinave apo pesticideve”, thuhet në njoftim.

Inspektimet tjera thuhet se do të vazhdojnë te prodhuesi, për verifikime të të gjitha lotëve të prodhimeve në gjurmim të plotë.

“Për secilin rast të dyshimit do të ndërmerren veprime të menjëhershme për ruajtje të shëndetit të konsumatorëve. Konsumatorët qe e posedojnë produktit me të dhënat si ne foto, ta kthejnë menjëherë ne piken e blerjes”, thuhet në njoftim.

Artikulli paraprakQKUK publikon rezultatet e testit me shkrim në konkursin për drejtorë të klinikave
Artikulli i rradhës Pozicionet aktive gjatë lindjes që mund të lehtësojnë procesin

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.