Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

OBSH: Ushqimi i pasigurt shkakton 1.5 milionë vdekje në vit në botë

Jetë 04/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se ushqimi i kontaminuar vazhdon të përbëjë një rrezik serioz global për shëndetin publik, duke shkaktuar rreth 1.5 milionë vdekje çdo vit në mbarë botën.

Sipas raportit të publikuar nga OBSH, ushqimet e ndotura me baktere, viruse, parazitë ose kimikate shkaktojnë gjithashtu rreth 886 milionë raste sëmundjesh çdo vit në 194 vende të botës, bazuar në të dhënat e periudhës 2000–2021, transmeton Gazeta Shneta.

Fëmijët nën moshën pesë vjeç rezultojnë më të prekurit, duke pasur gati tre herë më shumë rrezik për t’u sëmurur nga ushqimi i pasigurt.

OBSH thekson se Afrika dhe Azia Juglindore mbajnë barrën më të madhe të sëmundjeve dhe vdekjeve të lidhura me ushqimin, duke përbërë rreth 60% të rasteve fatale në nivel global.

Sipas raportit, shumica e rasteve të sëmundjeve ushqimore shkaktohen nga baktere dhe viruse, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e vdekjeve lidhet me ekspozimin ndaj kimikateve si arseniku dhe plumbi.

Organizata paralajmëron se ndryshimet klimatike dhe rezistenca ndaj antibiotikëve po e përkeqësojnë situatën, duke rritur rrezikun e kontaminimit dhe vështirësuar trajtimin e infeksioneve.

OBSH vlerëson gjithashtu se sëmundjet e transmetuara nga ushqimi i pasigurt kanë shkaktuar humbje ekonomike globale prej rreth 647 miliardë dollarësh në vitin 2021.

Artikulli paraprakKOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim politik të subjekteve politike
Artikulli i rradhës Rreth 8 mijë maturantë aplikojnë deri tani për Maturën Shtetërore

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.