Personat që kanë prirje të flenë vonë dhe të qëndrojnë zgjuar gjatë natës, të ashtuquajtur “night owls”, mund të kenë më shumë probleme me shëndetin mendor, përfshirë ankthin dhe ndjenjat e vetmisë, tregon një studim i ri.
Sipas hulumtimit, i cili do të prezantohet në një konferencë të përbashkët të Akademisë Amerikane të Mjekësisë së Gjumit dhe Shoqatës së Kërkimeve të Gjumit, personat me ritëm më të vonshëm të gjumit raportuan nivele më të larta të ankthit krahasuar me ata që flenë herët, shkruan HealthDay transmeton Gazeta Shneta
Studiuesit theksojnë se një nga arsyet kryesore mund të jetë mospërputhja e orareve sociale, pasi “night owls” shpesh janë aktivë kur shumica e njerëzve janë në gjumë, gjë që mund të rrisë ndjenjën e izolimit.
Studimi përfshiu 442 pjesëmarrës, të cilët plotësuan pyetësorë mbi modelet e gjumit, ndjenjat e vetmisë dhe nivelin e ankthit.
Rezultatet treguan se vetmia gjatë natës lidhej drejtpërdrejt me rritjen e ankthit tek këta persona.
Studiuesit sugjerojnë se adresimi i vetmisë dhe mbështetja psikologjike mund të ndihmojnë në përmirësimin e mirëqenies mendore të personave me orare të vonshme të gjumit.


