Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Inteligjenca artificiale po transformon kujdesin shëndetësor, mjekët kursejnë javë të tëra pune

Jetë 10/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Përdorimi i inteligjencës artificiale (AI) në sektorin e shëndetësisë po rritet me ritme të shpejta, ndërsa mjekët dhe infermierët raportojnë se teknologjia po u kursen javë të tëra pune gjatë vitit dhe po përmirëson kujdesin ndaj pacientëve.

Kështu thuhet në raportin “Future Health Index 2026” të kompanisë së teknologjisë shëndetësore Philips, i cili ka analizuar ndikimin e inteligjencës artificiale në punën e përditshme të profesionistëve shëndetësorë.

Sipas raportit, më shumë se tetë në dhjetë profesionistë shëndetësorë besojnë se inteligjenca artificiale mund të përmirësojë rezultatet e trajtimit të pacientëve, ndërsa shtatë në dhjetë vlerësojnë se përfitimet e saj tashmë tejkalojnë rreziqet.

Studimi përfshiu mbi 2.000 mjekë dhe infermierë, si dhe më shumë se 20.000 pacientë nga 10 vende të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Francën, Holandën, Kinën dhe Indinë.

Një nga përfitimet më të mëdha të raportuara është kursimi i kohës. Rreth 46 për qind e profesionistëve shëndetësorë deklaruan se falë inteligjencës artificiale kursejnë të paktën 132 orë pune në vit, që korrespondon me më shumë se tri javë të plota pune.

Infermierët ishin grupi që raportoi përfitimet më të mëdha, duke përdorur kohën e fituar për bashkëpunim më të mirë me kolegët, analizë më të thelluar të rasteve dhe më shumë kohë me pacientët.

Po ashtu, 71 për qind e të anketuarve thanë se inteligjenca artificiale ka rritur efikasitetin e proceseve të punës, ndërsa gjysma e tyre raportuan se mund të trajtojnë më shumë pacientë falë këtyre teknologjive.

Raporti tregon se AI përdoret kryesisht për detyra administrative, si transkriptimi i shënimeve klinike dhe planifikimi i termineve, por edhe për analiza më komplekse si interpretimi më i shpejtë i radiografive, identifikimi i kombinimeve të rrezikshme të barnave dhe mbështetja në vendimmarrjen klinike.

Rreth 39 për qind e profesionistëve shëndetësorë thanë se inteligjenca artificiale ka ndihmuar në identifikimin ose parandalimin e gabimeve të mundshme mjekësore të paktën tri herë gjatë tre muajve të fundit, ndërsa më shumë se 65 për qind raportuan rritje të besimit në vendimmarrjen e tyre profesionale.

Megjithatë, raporti paralajmëron se institucionet shëndetësore po hasin vështirësi për të ecur me të njëjtin ritëm si zhvillimi dhe kërkesa për teknologjitë e reja. Gati dy të tretat e profesionistëve shëndetësorë pranuan se përdorin mjete personale të inteligjencës artificiale kur ato të ofruara nga institucionet nuk i plotësojnë nevojat e tyre.

Një tjetër sfidë mbetet mungesa e trajnimeve. Shtatë në dhjetë të anketuar deklaruan se trajnimet për përdorimin e inteligjencës artificiale në organizatat e tyre janë të kufizuara, të paqëndrueshme ose mungojnë plotësisht.

Pavarësisht optimizmit, shumë profesionistë shfaqin edhe shqetësime. Rreth 44 për qind druajnë se varësia e tepërt nga inteligjenca artificiale mund të çojë në humbjen e aftësive klinike, ndërsa 37 për qind mendojnë se ndryshimet po ndodhin më shpejt sesa ndihen të gatshëm t’i përballojnë.

Megjithatë, shumica dërrmuese e profesionistëve shëndetësorë theksojnë se roli i njeriut mbetet i pazëvendësueshëm. Rreth 86 për qind besojnë se çdo rezultat i gjeneruar nga inteligjenca artificiale duhet të mbikëqyret nga një profesionist, ndërsa mbi 80 për qind janë të bindur se AI nuk do të mund të zëvendësojë marrëdhënien dhe besimin që krijohet mes mjekut dhe pacientit.

Sipas raportit, aftësitë njerëzore të komunikimit dhe ndërveprimit me pacientët do të bëhen edhe më të rëndësishme në të ardhmen, pavarësisht rritjes së përdorimit të inteligjencës artificiale në sistemet shëndetësore.

Artikulli paraprakAzemi: S’përjashtohet mundësia që shtesat prej 100 eurosh për sektorin privat të mos ekzekutohen fare
Artikulli i rradhës Ministria e Shëndetësisë njofton për Javën e Dhurimit Vullnetar të Gjakut, publikon datat

Ju sugjerojmë

Zbulimi që ndryshon gjithçka: Jo vetëm nënat, edhe baballarët mund të dëmtojnë foshnjën para konceptimit

10/06/2026 Jetë

“Kanceri nuk na përcakton” – Letra e fundit prekëse e mjekut revolucionar Richard Scolyer për australianët

10/06/2026 Jetë

Gratë preken më rëndë nga apnea e gjumit sesa burrat

10/06/2026 Jetë

Studimi: Të hash pas orës 21:00 mund të dyfishojë rrezikun për çrregullime të tretjes

10/06/2026 Jetë

Nga peshorja te DEXA: Si po ndryshon mënyra e diagnostikimit dhe trajtimit të obezitetit

10/06/2026 Jetë

Paraziti mishngrënës alarmon SHBA-në, shënohen raste të reja te kafshët

10/06/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.