Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Parlamenti Evropian miraton raportin për Kosovën

Lajme 17/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Parlamenti Evropian ka miratuar të mërkurën në Bruksel raportin për Kosovën, duke riafirmuar mbështetjen për rrugën evropiane të vendit dhe duke përsëritur thirrjen që pesë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës ta bëjnë këtë pa vonesa të mëtejshme.

Raporti u votua me 412 vota për, 174 kundër dhe 58 abstenime, bëri të ditur raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përmes një postimi në rrjetin social “X”.

“Vazhdimi i reformave dhe progresi në dialogun e lehtësuar nga BE-ja mbeten thelbësore në rrugën evropiane të Kosovës”, ka shkruar Terras.

Në dokumentin e miratuar, eurodeputetët mbështesin aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, të dorëzuar në dhjetor të vitit 2022, dhe i bëjnë thirrje Këshillit të BE-së që të ftojë Komisionin Evropian të dërgojë pyetësorin për anëtarësim, si dhe të ecë përpara me procedurat që do t’i hapnin rrugë dhënies së statusit të vendit kandidat, sapo të përmbushen kriteret përkatëse.

Po ashtu, raporti u bën thirrje pesë vendeve anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën, që të ndërmarrin këtë hap, në mënyrë që vendi të trajtohet në baza të barabarta me shtetet e tjera aspirante për anëtarësim.

Megjithatë, raporti shpreh shqetësim për situatën e brendshme politike në Kosovë. Eurodeputetët vlerësojnë se viti 2025 është karakterizuar nga ngërçi politik dhe polarizimi, ndërsa paralajmërojnë se vazhdimi i bllokadës institucionale pas zgjedhjeve të 7 qershorit mund të ndikojë negativisht në proceset integruese dhe në përfitimin e fondeve evropiane.

Sipas raportit, ekziston rreziku që Kosova të humbë mjete të konsiderueshme financiare nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, nëse nuk arrin t’i përmbushë obligimet dhe kriteret e parapara brenda afateve të përcaktuara.

Në të njëjtën kohë, Parlamenti Evropian ka vlerësuar se zgjedhjet e vitit 2025 janë zhvilluar në mënyrë të rregullt dhe ka përshëndetur formimin e qeverisë, ndonëse ka shprehur keqardhje për mungesën e kompromisit politik për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Raporti rikujton gjithashtu mendimin këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të 22 korrikut 2010, sipas të cilit shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Po ashtu, eurodeputetët kanë mirëpritur deklaratën për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, duke vlerësuar se ajo kontribuon në forcimin e kapaciteteve për përballimin e kërcënimeve hibride të sigurisë në rajon.

Artikulli paraprakFranca lëshon miliona mushkonja sterile për të luftuar përhapjen e sëmundjeve infektive
Artikulli i rradhës Aktiviteti fizik gjatë shtatzënisë mund të ulë rrezikun e diabetit gestacional

Ju sugjerojmë

Defekti lë pa rrymë dy salla operative në QKUK, anulohen operacionet e pacientëve

17/06/2026 Lajme

QKUK hap konkurs për një mjek specialist në Klinikën e Kardiologjisë

17/06/2026 Lajme

Pesë foshnje lindën në 24 orët e fundit në Spitalin e Pejës, mbi 340 vizita mjekësore të realizuara

17/06/2026 Lajme

Furnizimi i pjesërishëm e vështirëson punën në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK

17/06/2026 Lajme

71 aksidente trafiku brenda 24 ore në Kosovë

17/06/2026 Lajme

Sot përfundon numërimi i votave me postë

17/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.