Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Reparti i Internos në Spitalin e Mitrovicës rinovohet, pritet funksionalizimi i plotë

Lajme 18/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Spitali i Përgjithshëm Spitali i Përgjithshëm ‘Dr. Sami Haxhibeqiri’ ka njoftuar se kanë përfunduar punimet e renovimit në Repartin e Internos, ndërsa aktualisht po realizohen detajet e fundit para funksionalizimit të plotë të hapësirave të reja.

Sipas njoftimit të spitalit, investimi synon përmirësimin e kushteve për pacientët që marrin trajtim në këtë repart, por edhe për stafin mjekësor që ofron shërbime shëndetësore.

“Reparti i Internos në Spitalin e Përgjithshëm ‘Dr. Sami Haxhibeqiri’ në Mitrovicë po merr pamje moderne. Renovimet kanë përfunduar dhe tashmë po kryhen detajet e fundit për funksionalizim të plotë”, thuhet në njoftim.

Tutje, nga ky institucion shëndetësor bëhet e ditur se pas përfundimit të punimeve, reparti do të ofrojë kushte dukshëm më të mira për trajtimin dhe kujdesin ndaj pacientëve.

“Ky repart tashmë do të ofrojë kushte shumë më të mira për pacientët që marrin mjekim dhe stafin që ofron shërbime shëndetësore”, theksohet më tej.

Spitali ka paralajmëruar se investimet në përmirësimin e infrastrukturës nuk do të ndalen vetëm në Repartin e Internos.

“Renovimet do të vazhdojnë edhe në repartet e tjera, me qëllim të përmirësimit të kushteve”, përfundon njoftimi.

 

Artikulli paraprakSHSKUK blen penj kirurgjik me procedurë emergjente me vlerë mbi 217 mijë Euro
Artikulli i rradhës Pilulat kontraceptive mund të rrisin rrezikun e ngrënies së pakontrolluar te disa gra

Ju sugjerojmë

Parlamenti Evropian i shqetësuar për nivelin e korrupsionit në Kosovë

18/06/2026 Lajme

Pacientët në Britani përballen me mungesa rekord barnash

18/06/2026 Lajme

SHSKUK blen penj kirurgjik me procedurë emergjente me vlerë mbi 217 mijë Euro

18/06/2026 Lajme

Barnat inovative ndajnë vendet e BE-së, shqetësime për koston dhe qasjen e pacientëve

18/06/2026 Lajme

Ministrat e Shëndetësisë të BE-së arrijnë marrëveshje për Direktivën e Aktit të Bioteknologjisë

18/06/2026 Lajme

Dy viktima dhe 32 persona të lënduar në aksidente rrugore brenda 24 orëve

18/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.