Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Parlamenti Evropian i shqetësuar për nivelin e korrupsionit në Kosovë

Lajme 18/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Eurodeputetët kanë shprehur gjithashtu shqetësimin e tyre për rënien e Kosovës në Indeksin e Përceptimit të Korrupsionit për vitin 2025.

Parlamenti Evropian në raportin e tij ka shprehur shqetësimin për nivelin e korrupsionit në Kosovë. Në dokumentin e miratuar të mërkurën(17 qershor), thuhet se “korrupsioni mbetet një problem sistemik që minon funksionimin e institucioneve publike dhe besimin e qytetarëve”. Në raport, shprehet “shqetësim i thellë për përparimin e pamjaftueshëm në luftën kundër kësaj dukurie”.

Eurodeputetët kanë shprehur gjithashtu shqetësimin e tyre për rënien e Kosovës në Indeksin e Përceptimit të Korrupsionit për vitin 2025.

“Shpreh shqetësim të thellë për përparimin e pamjaftueshëm në luftën kundër korrupsionit në përgjithësi; shpreh keqardhje për mungesën e progresit të prekshëm strukturor në këtë fushë, pavarësisht zotimeve të bëra. Thekson se korrupsioni mbetet një problem sistemik që minon funksionimin e institucioneve publike dhe besimin e qytetarëve; vëren me shqetësim rënien e Kosovës në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2025, ku renditet e 76-ta nga 182 shtete dhe territore, tri vende më poshtë krahasuar me vitin 2024, çka paraqet një regres shqetësues nga trendi i mëparshëm i përmirësimit gradual, ndonëse Kosova vazhdon të qëndrojë para disa vendeve të tjera të rajonit”, thuhet në raport.

Parlamenti Evropian u ka bërë thirrje institucioneve në Kosovë që “pa vonesë” të miratojnë dhe zbatojnë masa konkrete në parandalimin, hetimin dhe ndjekjen penale të veprave korruptive.

“Kërkon në veçanti miratimin e shpejtë të një strategjie kombëtare kundër korrupsionit dhe planit të veprimit për periudhën 2025–2028, përdorim më të fuqishëm të deklarimit të pasurisë dhe planeve të integritetit, si dhe zbatim më efektiv të mekanizmave të konfiskimit në rastet e korrupsionit; thekson nevojën për të forcuar pavarësinë dhe kapacitetin operacional të organeve kundër korrupsionit dhe për të siguruar koordinim efektiv ndërmjet prokurorëve, policisë dhe njësive të inteligjencës financiare; tërheq vëmendjen se rekomandimet e mëparshme të Komisionit për forcimin e kapaciteteve të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit dhe zbatimin e legjislacionit kundër korrupsionit ende nuk janë zbatuar; dhe kërkon përmirësim të vazhdueshëm të cilësisë së hetimeve në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë”, thuhet në dokumentin e miratuar në Parlamentin Evropian.

Parlamenti Evropian ka miratuar të mërkurën(17 qershor) raportin për Kosovën me 412 vota për, 174 kundër dhe 58 abstenime.

Artikulli paraprakVaksinimi i grave shtatzëna kundër RSV-së ul ndjeshëm shtrimet në spital te fëmijët
Artikulli i rradhës Nuk është kurrë vonë për terapi: Pse gjithnjë e më shumë të moshuarit po gjejnë qetësi në moshën e tretë?

Ju sugjerojmë

Pacientët në Britani përballen me mungesa rekord barnash

18/06/2026 Lajme

Reparti i Internos në Spitalin e Mitrovicës rinovohet, pritet funksionalizimi i plotë

18/06/2026 Lajme

SHSKUK blen penj kirurgjik me procedurë emergjente me vlerë mbi 217 mijë Euro

18/06/2026 Lajme

Barnat inovative ndajnë vendet e BE-së, shqetësime për koston dhe qasjen e pacientëve

18/06/2026 Lajme

Ministrat e Shëndetësisë të BE-së arrijnë marrëveshje për Direktivën e Aktit të Bioteknologjisë

18/06/2026 Lajme

Dy viktima dhe 32 persona të lënduar në aksidente rrugore brenda 24 orëve

18/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.