Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mbi 1,500 kimioterapi në tre muaj, Klinika e Hematologjisë synon avancimin e kapaciteteve diagnostike në Kosovë

Lajme 19/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rritja e numrit të pacientëve që kërkojnë ndihmë specialistike për sëmundjet e gjakut po reflektohet edhe në statistikat e Klinikës së Hematologjisë në QKUK.

Afërdita Ukimeraj, drejtoreshë e Klinikës së Hematologjisë, në një intervistë për Gazetën Shneta, thotë se vetëm gjatë tre muajve të parë të vitit 2026 janë realizuar 1,650 vizita ambulatore, krahasuar me 1,473 vizita në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ukimeraj, mes tjerash tregon se klinika mbetet institucioni i vetëm në vend që merret me trajtimin e sëmundjeve hematologjike dhe hemato-onkologjike.

“Klinika e Hematologjisë është nivel terciar dhe qendra e vetme në nivel vendi që merret me trajtimin e sëmundjeve hemato-onkologjike dhe hematologjike. Trajtojmë të gjitha llojet e anemive, por edhe sëmundjet malinje si limfomat, mielomën multiple, leukemitë akute dhe kronike”, thotë ajo.

Sipas saj, nuk ka ndonjë rritje të dukshme të rasteve të reja me sëmundje malinje të gjakut, por ka rritje të numrit të pacientëve që kërkojnë kontrolle dhe konsultime.

“Trend shqetësues nuk ka. Mirëpo, viteve të fundit kemi më shumë vizita në ambulancën specialistike. Secili hematolog që punon në ambulancë i ka 20 deri në 30 pacientë në ditë. Kjo është mirë sepse popullata është vetëdijësuar dhe e ka kuptuar rëndësinë e sëmundjeve të gjakut”, u shpreh ajo.

Gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, në klinikë janë hospitalizuar 205 pacientë, ndërsa janë realizuar 104 biopsi të palcës kockore, ku vërehet një rritje e ndjeshme krahasuar me vitin 2025, kur në tërësi janë kryer gjithsej 304 biopsi.

Ndërkohë, numri i aplikimeve të kimioterapisë ka kaluar 1,500 vetëm për tre muaj.

“Brenda këtij tremujori i kemi pasur 1,509 aplikime të kimioterapisë. Në janar kanë qenë 538, në shkurt 427 dhe në mars 544 aplikime”, thotë Dr. Ukimeraj.

Ajo thekson se pacientët nuk përballen me lista pritjeje për trajtim. “Absolutisht nuk kemi lista të pritjes. Kushdo që paraqitet dhe ka nevojë për hospitalizim, pranohet. Pacientët që marrin kimioterapi vijnë sipas cikleve të trajtimit dhe ne i ofrojmë shërbimet sipas nevojës së tyre”.

Përveç kimioterapisë, gjatë tre muajve të parë të vitit janë realizuar edhe 737 transfuzione gjaku për pacientët hematologjikë.

Dr. Ukimeraj tha se sfidë mbeten procedurat e avancuara diagnostike, të cilat aktualisht nuk realizohen në Kosovë.

“Ne i realizojmë të gjitha procedurat bazike diagnostike, duke filluar prej hemogramit e deri te biopsia e palcës kockore. Ajo që na mungon është procedura e flow citometrisë dhe analizat gjenetike, të cilat janë shumë të domosdoshme për prognozën e sëmundjeve hematologjike”, thotë ajo.

Për shkak të mungesës së këtyre procedurave dhe transplantit të palcës kockore, disa pacientë vazhdojnë të referohen për trajtim jashtë vendit.

“Për trajtime jashtë vendit kryesisht i referojmë pacientët me leukemi akute që kanë nevojë për transplant të palcës kockore. Brenda këtij tremujori kemi referuar rreth shtatë pacientë për transplant”, tregoi Ukimeraj.

Sipas saj, me objektin e ri të Klinikës së Hematologjisë janë krijuar parakushtet që në të ardhmen këto shërbime të ofrohen edhe në Kosovë.

“Me klinikën e re janë të parapara dhoma sterile dhe po punojmë shumë për trajnimin e stafit. Fillimisht duhet të realizojmë flow citometrinë, pastaj pjesa e transplantit do të jetë shumë më e lehtë. Besoj shumë se do ta realizojmë shumë shpejt, nëse jo këtë vit, vitin tjetër gjithsesi”, thotë drejtoresha e Klinikës së Hematologjisë.

Ajo shtoi se klinika aktualisht ka 12 mjekë specialistë, ndërsa sfida më e madhe mbetet mungesa e stafit infermieror përballë rritjes së vazhdueshme të numrit të pacientëve. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMbi 420 vizita specialistike dhe 33 seanca dialize brenda një dite në Spitalin e Pejës
Artikulli i rradhës Mbi 1,650 vizita në tre muaj, Klinika e Hematologjisë shënon rritje të kërkesave për kontrolle specialistike

Ju sugjerojmë

Shtatë pacientë nga Klinika e Hematologjisë u referuan për trajtim jashtë vendit

19/06/2026 Lajme

Spitali i Pejës: 120 dhurues vullnetarë gjatë Javës së Dhurimit të Gjakut

19/06/2026 Lajme

Inspektorati Farmaceutik bllokon infuzionin nga India në SHSKUK, dyshime se ishte jashtë specifikave

19/06/2026 Lajme

Spanja përfshihet nga vala e parë e madhe e të nxehtit, temperatura deri në 45°C

19/06/2026 Lajme

Njëri nga të lënduarit në gjendje të rëndë, Policia jep detaje për plagosjen e mbrëmshme në Prishtinë – edhe i dyshuari në QKUK

19/06/2026 Lajme

Mbi 1,650 vizita në tre muaj, Klinika e Hematologjisë shënon rritje të kërkesave për kontrolle specialistike

19/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.