Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim: Ozempic mund të ulë rrezikun e frakturave të kockave

Jetë 19/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri sugjeron se ilaçi i njohur për diabet dhe humbje peshe, Ozempic (semaglutide), mund të lidhet edhe me një rrezik më të ulët të frakturave të kockave.

Sipas gjetjeve të prezantuara në takimin vjetor të Shoqatës Endokrine në Çikago, personat me diabet të tipit 2 që trajtoheshin me semaglutide kishin rreth 15 për qind më pak rrezik për thyerje të kockave, krahasuar me pacientët që merrnin barna të tjera për diabetin.

Studimi është udhëhequr nga Jairo Noreña, ish-bashkëpunëtor në endokrinologji në Qendrën Mjekësore të Universitetit Stanford në Kaliforni, i cili tha se frakturat e kockave mbeten një problem serioz shëndetësor, sidomos te moshat e shtyra.

Ai shtoi se rezultatet mund të ndihmojnë në kuptimin më të mirë të ndikimit të barnave si semaglutide në shëndetin e kockave gjatë humbjes së peshës.

Hulumtimi ka analizuar të dhëna shëndetësore të rreth 161 milionë pacientëve në SHBA të trajtuar në spitale gjatë periudhës 2016–2023. Në analizë janë krahasuar mbi 26 mijë pacientë me diabet të tipit 2 që përdornin semaglutide me mbi 33 mijë të tjerë që merrnin trajtime alternative.

Rezultatet treguan se grupi që përdorte semaglutide kishte humbje më të madhe peshe, por edhe më pak raste të frakturave – 794 raste kundrejt 1.045 në grupin tjetër.

Studiuesit theksojnë se, pavarësisht rezultateve premtuese, gjetjet mbeten paraprake derisa të publikohen në revista shkencore të rishikuara nga ekspertët.

Artikulli paraprakShtatë pacientë nga Klinika e Hematologjisë u referuan për trajtim jashtë vendit
Artikulli i rradhës 50 aksidente trafiku brenda 24 orëve, 28 persona të lënduar

Ju sugjerojmë

Barnat për humbje peshe mund të rrisin fertilitetin te gratë dhe burrat, sugjerojnë studimet e reja

19/06/2026 Jetë

Harrojeni numërimin e kalorive: Shkencëtarët zbulojnë çfarë ndikon vërtet në shtimin e peshës

19/06/2026 Jetë

150 minuta aktivitet fizik në javë mund të ulin rrezikun e sëmundjeve kronike

19/06/2026 Jetë

SHBA: Mbi 700 milionë dollarë për të trajtuar çrregullimet mendore që lidhen me pastrehësinë

19/06/2026 Jetë

Shtatzënia dhe çrregullimet e të ngrënit: Beteja e fshehtë që shumë gra e përjetojnë në heshtje

18/06/2026 Jetë

Vaksina HPV e ul pothuajse në zero rrezikun e vdekjes nga kanceri i qafës së mitrës para moshës 30-vjeçe

18/06/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.