Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjeku paralajmëron për rrezikun e trotinetëve elektrikë: “Nuk janë lodra, po shkaktojnë lëndime të rënda te fëmijët”

Lajme 21/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në javët e fundit janë vërejtur disa raste të lëndimeve shumë të rënda, përfshirë edhe raste me përfundim fatal, te fëmijët që përdorin trotinetë elektrikë, paralajmëron mjeku Haki Jashari.

Ai thekson se trotinetët elektrikë nuk duhet të konsiderohen lodra, pasi mund të arrijnë shpejtësi të konsiderueshme dhe të shkaktojnë trauma të rënda të kokës, dëmtime të shtyllës kurrizore, fraktura dhe pasoja të përhershme shëndetësore, përcjell Gazeta Shneta.

“Javëve të fundit kam parë disa raste të lëndimeve shumë të rënda, madje edhe me përfundim fatal, të fëmijëve që përdorin trotinetë elektrikë,” thekson Jashari në apelin e tij.

Sipas tij, përdorimi i trotinetëve elektrikë në rrugë publike nuk lejohet për persona nën moshën 16 vjeç, megjithatë shpesh vërehet përdorimi i tyre nga fëmijë shumë më të vegjël.

Ai u bën thirrje prindërve që të mos i trajtojnë këto mjete si lodra dhe të tregojnë kujdes maksimal në mbikëqyrjen e fëmijëve. Po ashtu, thekson se përdorimi i helmetës dhe pajisjeve mbrojtëse duhet të jetë i domosdoshëm, në rast se respektohet mosha e lejuar për përdorim.

Njëkohësisht, ai u kërkon institucioneve përgjegjëse të forcojnë zbatimin e ligjit, kontrollet në terren dhe fushatat vetëdijësuese për parandalimin e aksidenteve.

“Çdo lëndim i rëndë, e sidomos çdo jetë e humbur, është një tragjedi që shpesh mund të parandalohet. Siguria e fëmijëve duhet të jetë prioritet i përbashkët i të gjithëve,” përfundon apeli i tij.

Artikulli paraprakOBSH-ja publikon udhëzime të reja për mbrojtjen nga valët e të nxehtit
Artikulli i rradhës Vaksina me patch kundër alergjisë nga kikirikët jep rezultate premtuese te fëmijët

Ju sugjerojmë

36 raste me fruth në Kosovë, rritet interesimi për vaksinimin e fëmijëve

21/06/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

20/06/2026 Lajme

Shpërthimi i Ebolës po përhapet me shpejtësi, eksperti shpjegon pse situata po përkeqësohet

19/06/2026 Lajme

Dogana sekuestron produkte të duhanit të ngrohur me vlerë rreth 12 mijë euro

19/06/2026 Lajme

Brenda një jave u trajtuan 46 raste të reja nga Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, dominojnë rastet e dhunës në familje

19/06/2026 Lajme

Onkologu Ilir Kurtishi tregon pse shumica e pacientëve me kancer pankreasi nuk mund të operohen

19/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.