Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kirurgu nga Kosova në trajnim me kirurgun e mirënjohur francez Bernard Devauchelle

Lajme 27/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një sukses i rëndësishëm profesional vjen nga fusha e kirurgjisë maksillofaciale, ku kirurgu kosovar ka bërë të ditur se është ftuar të vazhdojë trajnimin e tij në një nga qendrat më të njohura evropiane për këtë specialitet.

Gjatë qëndrimit në Francë, ai pati privilegjin të takojë Prof. Bernard Devauchelle, një nga emrat më të shquar të kirurgjisë rekonstruktive moderne dhe kirurgun që udhëhoqi ekipin që realizoi transplantin e parë të suksesshëm të fytyrës në botë, së bashku me Prof. Sylvie Testelin, përcjell Gazeta Shneta.

Ky transplant, i kryer në vitin 2005, konsiderohet një moment historik që ndryshoi përgjithmonë zhvillimin e kirurgjisë rekonstruktive dhe transplantologjisë.

Kirurgu kosovar ka njoftuar gjithashtu se është ftuar të vazhdojë trajnimin profesional në Centre Hospitalier Universitaire d’Amiens-Picardie, në qytetin e Amiensit, një institucion me reputacion ndërkombëtar, i njohur për kontributin e tij në zhvillimin e teknikave të avancuara të kirurgjisë maksillofaciale dhe rekonstruktive.

Në një reagim publik, ai e cilësoi këtë përvojë si një nder të veçantë dhe një mundësi të jashtëzakonshme për zhvillimin e mëtejshëm profesional.

“Është një privilegj të takoj Prof. Bernard Devauchelle, një nga pionierët e kirurgjisë rekonstruktive moderne dhe kirurgun që udhëhoqi ekipin e transplantit të parë të suksesshëm të fytyrës në botë, së bashku me Prof. Sylvie Testelin. Ndihem i nderuar që jam ftuar të vazhdoj trajnimin tim profesional në Centre Hospitalier Universitaire d’Amiens-Picardie, në Amiens, aty ku u shkrua një nga kapitujt më të rëndësishëm të historisë së Kirurgjisë Maksillofaciale”, ka deklaruar ai.

Ky trajnim pritet t’i mundësojë kirurgut zgjerimin e ekspertizës në teknikat më bashkëkohore të kirurgjisë maksillofaciale dhe rekonstruktive, njohuri që në të ardhmen mund të kontribuojnë edhe në avancimin e shërbimeve shëndetësore në Kosovë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNdotja me ozon rritet gjatë valëve të të nxehtit
Artikulli i rradhës Kina miraton terapinë e parë CAR-T në botë për tumoret solide

Ju sugjerojmë

Kina miraton terapinë e parë CAR-T në botë për tumoret solide

27/06/2026 Lajme

QKUK-ja reagon pas raportimeve për shtratin në Pediatri: Ishte funksional dhe i sigurt për përdorim

27/06/2026 Lajme

KQZ-ja shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

27/06/2026 Lajme

Shtrati i thyer, pacientët në Pediatri të QKUK-së flenë në dysheme

27/06/2026 Lajme

Tre persona dërgohen për trajtim mjekësor pas zjarrit që përfshiu banesën

27/06/2026 Lajme

Përfshihet nga zjarri një ndërtesë në Prishtinë

27/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.