Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Spanja regjistron qershorin e dytë më të nxehtë në histori, afro 900 persona humbën jetën nga i nxehti

Lajme 01/07/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Spanja ka përjetuar qershorin e dytë më të nxehtë që nga fillimi i matjeve meteorologjike në vitin 1961, ndërsa temperaturat ekstreme gjatë muajit vlerësohet se kanë shkaktuar 892 viktima, sipas të dhënave paraprake të sistemit të monitorimit të vdekshmërisë MoMo.

Sipas Agjencisë Shtetërore Meteorologjike të Spanjës (Aemet), temperatura mesatare në territorin kontinental arriti në 23.2 gradë Celsius, ose 3.2 gradë mbi mesataren e periudhës 1991–2020. Më i nxehtë se qershori i këtij viti ka qenë vetëm ai i vitit 2025, kur temperatura mesatare ishte 23.6 gradë Celsius.

Vala e të nxehtit, e cila goditi vendin në fund të muajit, theu disa rekorde historike. Më 22 dhe 23 qershor u regjistruan dy ditët më të nxehta të këtij muaji që nga të paktën viti 1950. S

ipas Aemet, kjo valë ishte e jashtëzakonshme për intensitetin, kohëzgjatjen dhe shtrirjen e saj, veçanërisht në pjesën veriore të vendit.

Pasojat u reflektuan edhe në shëndetin publik. Sistemi MoMo vlerëson se mbi 600 nga 892 vdekjet e lidhura me temperaturat e larta ndodhën vetëm gjatë javës së valës së të nxehtit.

MoMo nuk numëron drejtpërdrejt vdekjet e certifikuara si pasojë e temperaturave të larta, por llogarit vdekshmërinë e tepërt duke krahasuar numrin e vdekjeve të regjistruara me atë që pritet normalisht për periudha të caktuara dhe e lidh atë me episodet e motit ekstrem.

Ekspertët paralajmërojnë se valët e të nxehtit po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, më intensive dhe po nisin më herët gjatë vitit. Të dhënat e Aemet tregojnë se nga viti 1975 deri në vitin 2000 janë regjistruar vetëm dy valë të të nxehtit në muajin qershor, ndërsa nga viti 2000 deri në vitin 2025 numri i tyre është rritur në dhjetë.

Artikulli paraprakQKUK: Furnizimi me oksigjen medicinal po vazhdon pa ndërprerje, kontrata e re në procedurë
Artikulli i rradhës Gjendet trupi i personit të zhdukur në Liqenin e Batllavës

Ju sugjerojmë

Maqedoni, pacientët me kancer presin deri në 12 orë për terapi

01/07/2026 Lajme

Gjendet trupi i personit të zhdukur në Liqenin e Batllavës

01/07/2026 Lajme

QKUK: Furnizimi me oksigjen medicinal po vazhdon pa ndërprerje, kontrata e re në procedurë

01/07/2026 Lajme

Kurti: Paga minimale që nga sot 500 euro, përfitojnë rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat

01/07/2026 Lajme

Tërmet në kufirin Kosovë-Serbi

01/07/2026 Lajme

QKUK: Deri në 700 pacientë në ditë marrin shërbime në Klinikën e Biokimisë Mjekësore

01/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.