Pas dy ditësh kërkime, ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë gjetur trupin e pajetë të personit që ishte zhdukur në Liqenin e Batllavës.
Sipas njoftimit, operacioni i kërkimit është zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, strukturat komunale të Komunës së Podujevës dhe shoqatat e kërkim-shpëtimit.


