Temperaturat rekord që kanë përfshirë pjesë të mëdha të Evropës po ushtrojnë presion të madh mbi sistemet shëndetësore, ndërsa spitalet po raportojnë rritje të pacientëve me goditje nga nxehtësia, dehidrim dhe komplikime kardiovaskulare.
Ekspertët paralajmërojnë se grupet më të rrezikuara mbeten të moshuarit, fëmijët e vegjël, personat me sëmundje kronike dhe punëtorët që ekspozohen për periudha të gjata në ambiente të hapura, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Shneta.
Autoritetet shëndetësore kanë rekomanduar hidratim të vazhdueshëm, shmangien e ekspozimit në diell gjatë orëve më të nxehta dhe kontroll të rregullt të personave më vulnerabël.


