Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Aurona Pelajt i ndalohet 5 vite të ushtrojë profesionin e infermieres

Lajme 06/07/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur fajtore Aurona Pelajn për veprën penale të sulmit, duke e dënuar sipas nenit 184 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Përveç dënimit penal, gjykata i ka shqiptuar edhe masën plotësuese të ndalimit të ushtrimit të profesionit të infermieres për pesë vjet. Ky afat fillon të llogaritet nga dita kur aktgjykimi bëhet i formës së prerë, ndërsa koha e kaluar në burg nuk përfshihet në këtë periudhë.

Pelaj është obliguar gjithashtu të paguajë 70 euro paushall gjyqësor dhe 20 euro për Programin për Kompensimin e Viktimave të Krimit, brenda 15 ditëve nga plotfuqishmëria e aktgjykimit.

Sa i përket kërkesës pasurore-juridike të palës së dëmtuar, gjykata e ka udhëzuar atë që ta realizojë në procedurë të rregullt civile.

Ndërkaq, e akuzuara A.R. është liruar nga akuza, pasi gjykata vlerësoi se nuk ishte provuar se ajo kishte kryer veprën penale për të cilën akuzohej.

Për të akuzuarën R.K., gjykata e ka refuzuar akuzën, pasi Prokuroria e Shtetit është tërhequr nga ndjekja penale.

Shpenzimet e procedurës për A.R. dhe R.K. do të mbulohen nga gjykata.

Njoftimi i plotë:

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i përgjithshëm- Divizioni Penal, me gjyqtarin e vetëm gjykues Alan Taranis, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurës Aurona Pelaj për veprën penale “sulm” nga neni 184 par. 3 nën par. 3.1 të KPRK-së, si dhe dënim plotësues – Ndalimi i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës, ashtu që të pandehurës A.P. i ndalohet ushtrimi i profesionit të infermieres në kohëzgjatje prej 5 (pesë) vitesh, duke llogaritur nga dita kur aktgjykimi merr formën e prerë, ndërsa koha e kaluar në burg nuk i llogaritet në kohëzgjatjen e këtij dënimi plotësues.

E pandehura Pelaj obligohet që të paguaj shpenzimet e procedurës penale dhe atë në emër të paushallit gjyqësor shumen prej 70 (shtatëdhjetë) euro si dhe taksen për Programin për Kompensimin e Viktimave të Krimit në shumën prej 20 (njëzetë) euro, të gjitha këto ne afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë se aktgjykimit. Ndërsa palën e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike gjykata e ka udhëzuar në kontest të rregullt juridiko civil.

Ndërsa e pandehura A. R. për veprën penale “sulm” nga neni 184 par. 3 nën par. 3.1 e lidhur me nenin 31 të KPRK-së, është liruar sepse nuk është provuar se e pandehura A.R. e ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar, dhe për të pandehurën R. K. , për veprën penale “sulm” nga neni 184 par. 3 nën par. 3.1 e lidhur me nenin 31 të KPRK-së, gjykata ka refuzuar akuzën për shkak se Prokurori i shtetit është tërhequr nga akuza.
Sa i përket shpenzimeve te procedurës penale për të pandehurat A.R. dhe R.K. bien në barrë të gjykatës. Pala e dëmtuar /përfaqësuesi i palës se dëmtuar, për realizimin e kërkesës pasurore juridike, gjykata e ka udhëzuar në kontest të rregullt juridiko civil.

Artikulli paraprakBarnat GLP-1 lidhen me ulje të komplikacioneve serioze të diabetit tip 2
Artikulli i rradhës “Vita” rifillon grumbullimin e qumështit, AUV pritet të publikojë së shpejti rezultatet e analizave

Ju sugjerojmë

Moti deri të premten: Java nis me riga të mundshme lokale shiu, temperatura deri në 30 gradë më pas

06/07/2026 Lajme

Vita: Analizat e AUV konfirmojnë se produktet tona nuk përmbajnë qumësht pluhur dhe vaj palme

06/07/2026 Lajme

“Vita” rifillon grumbullimin e qumështit, AUV pritet të publikojë së shpejti rezultatet e analizave

06/07/2026 Lajme

52 raste me fruth në Kosovë, IKShPK apelon për vaksinim

06/07/2026 Lajme

Për herë të parë në Spitalin e Prizrenit realizohet në mënyrë të pavarur ekokardiografia transezofageale

06/07/2026 Lajme

Vidhen 80 ampula me fentanil nga një spital në Romë, autoritetet italiane nisin hetimet

06/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.