Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Zemaj thotë se janë mbi 150 nënshkrime për zgjedhje të brendshme në LDK

Lajme 09/07/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka deklaruar se tashmë janë mbledhur më shumë se 150 nënshkrime për thirrjen e një Kuvendi të jashtëzakonshëm të LDK-së, derisa ka bërë të ditur se dega nga e cila vjen ai ka kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe reflektim pas rezultatit të zgjedhjeve të qershorit, raporton Ekonomia Online.

Pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, Zemaj tha se kërkesa për Kuvend të jashtëzakonshëm ka ardhur nga strukturat e partisë në nivel lokal dhe qendror.

“Sepse në organizimin tonë ne funksionojmë nga dega deri në nivelin qendror. Unë i takoj një dege e cila ka dhënë mendim unanim që duhet të ketë zgjedhje të parakohshme dhe duhet të ketë reflektim mbi procesin zgjedhor të qershorit, domethënë në të gjitha strukturat e Lidhjes Demokratike, duke filluar nga kryetari edhe deri te anëtarët. Jo vetëm që e kam nënshkruar, po janë më shumë se 150 nënshkrime tash që, që janë, që kanë kërkesë për Kuvend të jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Jo, nuk kam njohuri a janë deponuar, po ajo çka është edhe konfirmim, edhe që u debatua me seriozitetin më të madh, ishte edhe kërkesa që, domethënë mos të ketë nevojë për zgjedhje të parakohshme, domethënë që i parasheh statuti i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Por kishte edhe mendime që t’i jepet përkrahje kryetarit të LDK-së që të vazhdojë edhe t’u njihet si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës”, tha Zemaj.

Ai komentoi edhe mungesën e disa figurave të LDK-së në mbledhjen e Kryesisë, duke përmendur qëndrimin e Avdullah Hotit dhe mungesën e Hykmete Bajramit.

“Zoti Hoti e ka thënë publikisht që nuk merr pjesë, ashtu siç e quan ai në një kryesi jostatutare. Ndërkaq, zonja Hykmete Bajramin nuk e di arsyen pse nuk është. Të tjerët, disa nuk janë anëtarë të kryesisë, që janë deputetë që ju i përmendët. Për të tjerët që kanë munguar, që nuk kanë qëndrim ose nuk kanë shprehur qëndrim, pyetni ata të cilët kanë marrë pjesë ose nuk kanë marrë pjesë”, tha ai.

Artikulli paraprakHumbin peshë, por jo domosdoshmërisht përmirësojnë jetën: Studimi ngre pikëpyetje për barnat kundër obezitetit
Artikulli i rradhës Vala e nxehtësisë, mbi 5 mijë vdekje në Gjermani

Ju sugjerojmë

Vala e nxehtësisë, mbi 5 mijë vdekje në Gjermani

09/07/2026 Lajme

Swiss Center në Prishtinë ofron hapësira premium për ordinanca ose klinika mjekësore

09/07/2026 Lajme

Prof. Ibrahim Rudhani emërohet në pozitën e ud.drejtorit të Nefrologjisë

09/07/2026 Lajme

Një vajzë 7-vjeçare vdes në karrigen e dentistit në Turqi

09/07/2026 Lajme

Gjendet e pajetë një foshnje e porsalindur në Berlin, arrestohet një 14-vjeçare

09/07/2026 Lajme

UNFPA: Të rinjtë në rajon dëshirojnë familje të mëdha, por pengohen nga pasiguria financiare dhe mungesa e banesave

09/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.