Prof. Ibrahim Rudhani është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të Klinikës së Nefrologjisë në QKUK.
Rudhani është emëruar në këtë pozitë pas dorëheqjes së ish-drejtoreshës Dr. Mimoza Berbatovci-Ukimeraj, shkruan Gazeta Shneta.
Rudhani është edhe koordinator i shërbimit të hemodializës në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar.
Gjithashtu ai është edhe pjesë e Bordit Drejtues të SHSKUK-së në cilësinë e drejtorit për arsim dhe shkencë. /Gazeta Shneta/



