Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Një vajzë 7-vjeçare vdes në karrigen e dentistit në Turqi

Lajme 09/07/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një ndërhyrje mjekësore, e cila synonte t’i kursente 7-vjeçares Ela disa vizita dhe dhimbje te dentisti, përfundoi në tragjedi.

Vajza e vogël humbi jetën në karrigen e dentistit në spitalin Davraz-Yaşam në Isparta, në jugperëndim të Turqisë.

Sipas raportimeve, ndërhyrja nën anestezi të përgjithshme çoi në një arrest kardiak fatal, raporton The Bild.

Fëmija ishte paraqitur në klinikën private më 3 korrik dhe sipas gazetës britanike The Sun, mjekët planifikonin t’i trajtonin tetë dhëmbë gjatë një seance të vetme.

Për t’ia kursyer vajzës dhimbjet dhe stresin e disa trajtimeve të ndara, mjekët vendosën që të gjitha ndërhyrjet dentare të kryheshin njëherësh nën anestezi të përgjithshme.

Megjithatë, gjatë procedurës ndodhën komplikime të papritura.

Sipas raportimeve, ajo pësoi arrest kardiak gjatë operacionit. Përpjekjet e ekipit mjekësor për ta rikthyer në jetë nuk patën sukses dhe 7-vjeçarja ndërroi jetë. Rasti është marrë në hetim nga Prokuroria, e cila do të verifikojë nëse para anestezisë janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme.

Avokati i familjes ka ngritur dyshime nëse janë kryer analizat për alergjitë dhe analizat e gjakut.

Ndërsa prindërit e Elas, Serap dhe Ali, kërkojnë të dinë se çfarë sasie anestezie i është administruar vajzës dhe nëse gjatë gjithë ndërhyrjes ka qenë i pranishëm një anestezist, siç kërkohet nga procedurat mjekësore.

Shkaku i saktë i vdekjes pritet të përcaktohet pas autopsisë.

Ndërkohë, klinika private në Isparta deklaroi se “janë respektuar të gjitha protokollet mjekësore”, duke e cilësuar arrestin kardiak të 7-vjeçares si një komplikim të paparashikueshëm.

Artikulli paraprakGjendet e pajetë një foshnje e porsalindur në Berlin, arrestohet një 14-vjeçare
Artikulli i rradhës Vala e të nxehtit mund të ndikojë edhe në shëndetin mendor të fëmijëve

Ju sugjerojmë

Prof. Ibrahim Rudhani emërohet në pozitën e ud.drejtorit të Nefrologjisë

09/07/2026 Lajme

Gjendet e pajetë një foshnje e porsalindur në Berlin, arrestohet një 14-vjeçare

09/07/2026 Lajme

UNFPA: Të rinjtë në rajon dëshirojnë familje të mëdha, por pengohen nga pasiguria financiare dhe mungesa e banesave

09/07/2026 Lajme

Gjendet një mjet i dyshuar shpërthyes në Prishtinë, Policia kishte evakuuar qytetarët, në vendngjarje edhe FSK

09/07/2026 Lajme

OBSH paralajmëron Evropën: Vala e radhës e të nxehtit po afrohet, shumica e vendeve nuk janë të përgatitura

09/07/2026 Lajme

Goditet rrjeti i kontrabandës së duhanit në Evropë: Sekuestrohen 20 milionë cigare dhe mbi 38 tonë duhan

09/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.