Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjendet e pajetë një foshnje e porsalindur në Berlin, arrestohet një 14-vjeçare

Lajme 09/07/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin gjerman, pasi një foshnjë e porsalindur u gjet e pajetë në lagjen Lichterfelde të Berlinit. Lidhur me rastin, autoritetet kanë arrestuar një vajzë 14-vjeçare, e cila dyshohet për përfshirje në këtë ngjarje.

Sipas Prokurorisë së Berlinit, e mitura është ndaluar pas hetimeve intensive, ndërsa detaje të tjera mbi rrethanat e rastit pritet të bëhen publike gjatë ditës, raportojnë mediat gjermane.

Ngjarja ndodhi të mërkurën paradite, rreth orës 09:37, kur shërbimet e emergjencës u njoftuan për praninë e një foshnjeje të pajetë pranë një pallati shumëkatësh në rrugën Reaumur, në zonën e Lichterfelde. Kalimtarët që e panë foshnjën njoftuan menjëherë policinë dhe ambulancën.

Megjithatë, ekipet mjekësore nuk arritën ta shpëtonin foshnjën, pasi ajo kishte vdekur përpara mbërritjes së tyre. Sipas raportimeve të mediave gjermane, foshnja dyshohet se kishte lindur vetëm pak orë më parë.

Prokuroria ka urdhëruar kryerjen e autopsisë për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Hetuesit dyshojnë se e mitura mund të ketë qenë në një gjendje të rënduar psikologjike në momentin e ngjarjes. Menjëherë pas zbulimit të trupit, policia kriminale rrethoi zonën dhe zhvilloi hetime të gjera, duke marrë në pyetje banorët dhe duke kërkuar informacione për një vajzë ose grua që mund të kishte qenë në fazën e fundit të shtatzënisë.

Hetimet janë në vijim, ndërsa autoritetet pritet të publikojnë informacione të reja pas përfundimit të ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe procedurave hetimore.

Artikulli paraprakUNFPA: Të rinjtë në rajon dëshirojnë familje të mëdha, por pengohen nga pasiguria financiare dhe mungesa e banesave
Artikulli i rradhës Një vajzë 7-vjeçare vdes në karrigen e dentistit në Turqi

Ju sugjerojmë

Prof. Ibrahim Rudhani emërohet në pozitën e ud.drejtorit të Nefrologjisë

09/07/2026 Lajme

Një vajzë 7-vjeçare vdes në karrigen e dentistit në Turqi

09/07/2026 Lajme

UNFPA: Të rinjtë në rajon dëshirojnë familje të mëdha, por pengohen nga pasiguria financiare dhe mungesa e banesave

09/07/2026 Lajme

Gjendet një mjet i dyshuar shpërthyes në Prishtinë, Policia kishte evakuuar qytetarët, në vendngjarje edhe FSK

09/07/2026 Lajme

OBSH paralajmëron Evropën: Vala e radhës e të nxehtit po afrohet, shumica e vendeve nuk janë të përgatitura

09/07/2026 Lajme

Goditet rrjeti i kontrabandës së duhanit në Evropë: Sekuestrohen 20 milionë cigare dhe mbi 38 tonë duhan

09/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.