Një rast i personit të zhdukur është raportuar në Prizren.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, një grua ka njoftuar policinë se djali i saj i mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.
Rasti është raportuar më 9 korrik, rreth orës 23:30, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Prizren.
“Rr. Zahir Pajaziti, Prizren 09.07.2026 – 23:30. Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar policinë, se djali i saj i mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”



