Rreth 30 persona dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të produkteve ushqimore në disa pika të “SachPizza” në Prishtinë, Çagllavicë dhe afër Aeroportit të Prishtinës.
Sipas informacioneve fillestare, personat e prekur kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Klankosova.tv mëson se dyshimet e para lidhen me një sos të picave, ndërsa deri më tani rreth 30 persona janë paraqitur për trajtim në QKUK.
Rasti pritet të hetohet nga institucionet kompetente, ndërsa ende nuk ka një konfirmim zyrtar për shkakun e saktë të helmimit.
Klankosova.tv ka kontaktuar me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, por për shkak të ndarjes së përgjegjësive dhe kompetencave të inspektorateve, nuk janë përgjigjur për rastin, duke sugjeruar që përgjigjet të merren në nivelin qendror. /Klankosova.tv



