Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Martha Lillard, e mbijetuara e fundit e njohur e poliomelitit në SHBA, vdes në moshën 78-vjeçe

Lajme 13/07/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gruaja e fundit e njohur në Shtetet e Bashkuara, e cila ishte prekur nga poliomieliti në fëmijëri dhe jetonte falë një pajisjeje mekanike të frymëmarrjes, të njohur si ‘mushkëria e hekurt’, ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare.

Martha Lillard nga Oklahoma u infektua me poliomielit në moshën pesëvjeçare dhe kaloi pjesën më të madhe të jetës duke fjetur në një ‘mushkëri të hekurt’ – një pajisje cilindrike metalike që ndihmonte frymëmarrjen duke ndryshuar presionin e ajrit dhe duke lehtësuar hyrjen dhe daljen e ajrit nga mushkëritë. Sipas njoftimit të familjes, ajo vdiq më 26 qershor, shkruan The Guardian.

Pavarësisht sfidave të mëdha shëndetësore, Lillard ndoqi mësimin në shkollë për rreth dy orë në ditë, ndërsa pjesën tjetër të arsimit e përfundoi me ndihmën e mësuesve privatë.

“Mjekët i kishin thënë se nuk do të jetonte përtej moshës 20-vjeçare, por ajo kishte vullnet dhe dëshirë të jashtëzakonshme për të jetuar dhe për ta shijuar jetën sa më shumë,” tha motra e saj, Cindy McVey, për Associated Press.

Sipas saj, pasojat afatgjata të infeksionit me COVID-19 mund të kenë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes së Lillard. Certifikata e vdekjes përmend si shkaqe dështimin kronik pulmonar dhe sindromën post-polio, transmeton Gazeta Shneta.

Në një intervistë për NBC News në vitin 2013, Lillard e përshkroi momentin kur u vendos për herë të parë në mushkërinë e hekurt si “një lehtësim”, duke thënë se pajisja bënte një ndryshim të jashtëzakonshëm kur nuk arrinte të merrte frymë vetë.

Vdekja e saj vjen dy vjet pas ndarjes nga jeta të Paul Alexander, i cili gjithashtu jetoi për dekada në një mushkëri të hekurt pasi u paralizua nga poliomieliti. Ai u bë një figurë frymëzuese, duke përfunduar studimet për drejtësi, duke botuar një autobiografi dhe duke krijuar piktura me një penel të mbajtur në gojë.

Përpara se vaksina kundër poliomielitit të ishte gjerësisht e disponueshme, kjo sëmundje ishte ndër më të frikshmet në SHBA, duke lënë çdo vit mijëra persona të paralizuar, kryesisht fëmijë.

Mushkëritë e hekurta shpëtuan mijëra jetë gjatë atyre epidemive, por me zgjerimin e vaksinimit në fund të viteve 1950 ato u zëvendësuan gradualisht nga pajisje moderne të frymëmarrjes. Falë vaksinimit masiv, poliomieliti u eliminua si sëmundje me përhapje të vazhdueshme në SHBA në vitin 1979. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakReagoi për kushtet në Pediatrinë e QKUK-së, nëna thotë se u përball me presion dhe iu kërkua raport
Artikulli i rradhës Mbi 500 foshnja marrin emrin e Haalandit pas paraqitjeve në Botëror

Ju sugjerojmë

Mbi 100 persona preken nga shpërthimi i norovirusit në Portugali, dyshohet lidhja me një turne ndërkombëtar sportiv

13/07/2026 Lajme

Mosrespektimi i orarit të barnatoreve në Podujevë, do të gjobiten deri në 400 euro

13/07/2026 Lajme

BE nis iniciativën për ndihmë prej 1 miliard eurosh për rindërtimin e Gazës

13/07/2026 Lajme

Reagoi për kushtet në Pediatrinë e QKUK-së, nëna thotë se u përball me presion dhe iu kërkua raport

13/07/2026 Lajme

BE-ja pritet të kufizojë qasjen e fëmijëve në rrjetet sociale

13/07/2026 Lajme

Tragjedi në Angli: 4-vjeçarja humb jetën në spital pasi u përplas nga një automjet

13/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.