Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ndryshimet në stilin e jetës mund të parandalojnë miliona raste demence, sfidë mbetet zbatimi i tyre

Jetë 14/07/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Studimet e fundit tregojnë se disa zgjedhje të shëndetshme në stilin e jetës mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut për demencë. Në vitin 2024, Komisioni i revistës “Lancet për Demencën”, identifikoi 14 faktorë rreziku për këtë sëmundje dhe raportoi se rreth gjysma e rasteve në botë mund të parandalohen ose të vonohen duke ndërhyrë në këta faktorë.

Mes faktorëve të modifikueshëm përfshihen duhanpirja, obeziteti, konsumimi i dëmshëm i alkoolit, mungesa e aktivitetit fizik, tensioni i lartë i gjakut dhe kolesteroli i lartë.

Megjithatë, një studim i ri sugjeron se edhe pse një pjesë e madhe e rasteve të demencës mund të shmangen, fushatat aktuale të shëndetit publik nuk po arrijnë gjithmonë t’i nxisin njerëzit të bëjnë ndryshime reale në sjellje e tyre, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shnta.

“Demenca prek më shumë se 57 milionë njerëz në mbarë botën dhe ky numër pritet të trefishohet pothuajse deri në vitin 2050. Rreth gjysma e rasteve lidhen me faktorë që mund të ndryshohen”, tha Mario Siervo, profesor i dietës ushqyese në Universitetin Curtin në Australi.

Studimi, i publikuar në revistën “The Lancet Healthy Longevity”, analizoi programe të parandalimit të demencës në tetë vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Australinë, Kinën dhe Danimarkën.

Studiuesit zbuluan se fushatat e mëdha informuese arrijnë shumë njerëz, por shpesh sjellin vetëm përmirësime të vogla në njohuri dhe ndryshime të kufizuara në sjellje. Në të kundërt, programet më interaktive, që përfshijnë vlerësim personal të rrezikut dhe edukim të strukturuar, rezultuan më efektive.

Sipas hulumtimit, kombinimi i vlerësimit individual të rrezikut dhe edukimit të organizuar solli një përmirësim prej 26% në faktorët e modifikueshëm të rrezikut gjatë tre viteve.

“Njohuria vetë nuk mjafton. Njerëzit ndryshojnë kur përfshihen aktivisht, jo vetëm kur informohen”, tha Siervo.

Ekspertët theksojnë se shumë njerëz ende besojnë se demenca është vetëm gjenetike ose një pasojë e pashmangshme e plakjes, ndërsa në realitet një pjesë e konsiderueshme e rrezikut lidhet me faktorë ku mund të ndërhyhet. /Gazeta Shneta/

 

 

Artikulli paraprakEcja e shpejtë mund ta përgjysmojë rrezikun e rënies së kujtesës tek të moshuarit
Artikulli i rradhës “170 mijë euro për luftën me kancerin”, Visar Korenica falënderon të gjithë ata që e mbështetën Urtinën

Ju sugjerojmë

Ecja e shpejtë mund ta përgjysmojë rrezikun e rënies së kujtesës tek të moshuarit

14/07/2026 Jetë

Edhe problemet e vogla me zemrën mund të rrisin rrezikun për demencë, zbulon studimi i ri

14/07/2026 Jetë

Ushqimet ultra të përpunuara rrisin yndyrnat e dëmshme në gjak

14/07/2026 Jetë

Barnat kundër obezitetit sjellin humbje peshe, por jo domosdoshmërisht përmirësojnë cilësinë e jetës

14/07/2026 Jetë

Fituesi i Nobelit që zbuloi se agjërimi ndihmon trupin të pastrojë qelizat e dëmtuara, dhuron medaljene tij

14/07/2026 Jetë

Një test i thjeshtë nga gishti mund të ndihmojë në monitorimin e kancerit dhe sëmundjeve kronike

14/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.