Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ushqimet ultra të përpunuara rrisin yndyrnat e dëmshme në gjak

Jetë 14/07/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjithnjë e më shumë prova shkencore po tregojnë se ushqimet ultra të përpunuara (UPF) mund të dëmtojnë shëndetin, por mënyra se si ato ndikojnë në organizëm nuk është kuptuar plotësisht. Një studim i ri ka zbuluar se personat që konsumojnë më shumë ushqime të tilla kanë ndryshime në metabolitët e gjakut, me nivele më të larta të yndyrave të dëmshme dhe më pak acide yndyrore të dobishme.

Studimi sugjeron se konsumimi i lartë i UPF-ve mund të nxisë prodhimin e kolesterolit dhe të pengojë përpunimin normal të yndyrave në trup, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Ushqimet ultra të përpunuara janë produkte industriale që përmbajnë aditivë dhe zakonisht kanë sasi të larta yndyre, sheqeri, karbohidratesh, kripe dhe kalorish. Në këtë kategori hyjnë pijet e gazuara, ushqimet e paketuara të ëmbla dhe të kripura, produktet e mishit të përpunuar dhe ushqimet e ngrira të gatshme.

Studimi, i publikuar në revistën “Critical Reviews in Food Science and Nutrition”, analizoi të dhëna nga mbi 15 mijë persona pjesë e studimit të madh evropian ‘EPIC’, i cili përfshinte më shumë se 520 mijë vullnetarë nga 10 vende evropiane.

Studiuesit përdorën sistemin NOVA për të klasifikuar ushqimet sipas nivelit të përpunimit dhe analizuan lidhjen mes konsumimit të UPF-ve dhe ndryshimeve metabolike në gjak.

Rezultatet treguan se personat me konsum më të lartë të ushqimeve ultra të përpunuara kishin më shumë produkte yndyrore që lidhen me dëmtimin e funksionit të mitokondrive dhe metabolizmit të acideve yndyrore. Në të njëjtën kohë, ata kishin nivele më të ulëta të yndyrave të dobishme, veçanërisht omega-3 si DHA, që është e rëndësishme për shëndetin e zemrës dhe trurit.

“Ushqimi lë gjurmë të matshme në metabolizmin tonë dhe ushqimet ultra të përpunuara duket se lënë një profil të veçantë biologjik”, tha autorja kryesore Jessica Blanco-López.

Ekspertët rekomandojnë një dietë të bazuar kryesisht në ushqime minimalisht të përpunuara, aktivitet fizik të rregullt, gjumë të mjaftueshëm dhe shmangien e duhanit si bazë për një plakje më të shëndetshme.  /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakBarnat kundër obezitetit sjellin humbje peshe, por jo domosdoshmërisht përmirësojnë cilësinë e jetës
Artikulli i rradhës Koci merr përsipër përfaqësimin juridik të nënës që publikoi kushtet në Pediatrinë e QKUK-së

Ju sugjerojmë

Bakteret “e mira” të zorrëve mund të paralajmërojnë rrezikun për diabet vite para diagnozës

15/07/2026 Jetë

Vetëm 12 javë agjërim mund të ndihmojnë në ruajtjen e humbjes së peshës për një vit

15/07/2026 Jetë

Mikroplastikat në gjak lidhen me rrezik më të lartë për infarkt

15/07/2026 Jetë

Trajnimi i trurit me kompjuter mund të përmirësojë saktësinë e lëvizjeve brenda pesë ditësh

15/07/2026 Jetë

Analiza e gjakut mund të parashikojë rrezikun e Alzheimerit deri në 10 vjet përpara shfaqjes së simptomave

15/07/2026 Jetë

Ulja e dozës së opioideve duhet të bëhet sipas ritmit të pacientit

15/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.