Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Të përzierat e rënda gjatë shtatzënisë rrisin rrezikun për komplikime te nëna dhe foshnja

Këshilla për shtatzëna 14/07/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Të përzierat e rënda gjatë shtatzënisë mund të rrisin rrezikun për komplikime serioze si për nënën ashtu edhe për foshnjën, sipas një studimi të ri amerikan.

Gjendja e njohur si hiperemeza gravidarum (HG), e cila karakterizohet nga të përziera dhe të vjella të vazhdueshme e të rënda gjatë shtatzënisë, prek rreth 1% deri në 3% të shtatzënive. Ndryshe nga të përzierat e zakonshme të mëngjesit, të cilat prekin deri në 80% të grave shtatzëna, HG mund të shkaktojë dehidratim, humbje të konsiderueshme në peshë dhe mungesë të lëndëve ushqyese, shkruan burimi Health Day transmeton Gazeta Shneta.

Studimi, i publikuar në revistën “American Journal of Epidemiology”, analizoi pothuajse 2.5 milionë lindje të një bebeje në Kaliforni gjatë viteve 2007–2011. Rreth 2% e grave kishin kërkuar trajtim në urgjencë ose ishin shtruar në spital për shkak të hiperemezës gravidarum.

Rezultatet treguan se gratë me HG kishin rrezik më të lartë për disa komplikime të shtatzënisë, përfshirë:

– 18% rrezik më të lartë për preeklampsi;

– 25% rrezik më të lartë për lindje të parakohshme;

– 37% rrezik më të lartë për anemi;

– 14% rrezik më të lartë për shkëputje të placentës, një gjendje ku placenta ndahet pjesërisht ose plotësisht nga muri i mitrës.

“Gjetëm se hiperemeza gravidarum lidhej me rrezik më të lartë për lindje të parakohshme, anemi, foshnja më të vogla se sa pritej, preeklampsi, hipertension gestacional dhe shkëputje të placentës”, tha Rebecca Gardner, autore kryesore e studimit nga Universiteti Stanford.

Sipas studiuesve, gratë me HG mund të kenë vështirësi në konsumimin e ushqimit, marrjen e lëngjeve dhe sigurimin e ushqyesve të nevojshëm për veten dhe zhvillimin e fetusit.

Mungesa e ushqyesve mund të ndikojë në zhvillimin e placentës, çka mund të shpjegojë lidhjen me komplikime si preeklampsia dhe lindja e foshnjave me peshë më të ulët.

Studimi zbuloi gjithashtu se gratë e shtruara në spital për HG gjatë tremujorit të dytë kishin më shumë gjasa të përjetonin komplikime krahasuar me ato të trajtuara gjatë tremujorit të parë. /Gazeta Shneta/

 

 

Artikulli paraprakHapet regjistrimi për Kongresin e VIII të Mjekësisë, OMK fton mjekët të aplikojnë
Artikulli i rradhës Barnat kundër obezitetit sjellin humbje peshe, por jo domosdoshmërisht përmirësojnë cilësinë e jetës

Ju sugjerojmë

Tensioni i lartë i gjakut gjatë shtatzënisë rrit rrezikun për komplikime te nëna dhe foshnja

15/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Ndërprerja e antidepresivëve gjatë shtatzënisë dyfishon rrezikun për kriza të shëndetit mendor

15/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Melanoma gjatë shtatzënisë shfaq tipare të veçanta dhe shpesh zhvillohet mbi nishane ekzistuese

15/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Shëndeti gjatë shtatzënisë mund të sinjalizojë rrezikun për sëmundje të zemrës dhe çrregullime metabolike pas lindjes

14/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Kimikatet mjedisore gjatë shtatzënisë mund të ndikojnë në peshën dhe kohën e lindjes së foshnjës

14/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Dehidratimi në shtatzëni: Shenjat që nuk duhen neglizhuar dhe si mund të mbroheni

10/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.