Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Raporti: Fëmijët në Britani po shkojnë drejt statusit të brezit më të pashëndetshëm në dekada

Jetë 17/07/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Fëmijët në Mbretërinë e Bashkuar mund të bëhen një nga brezat më të pashëndetshëm të dekadave të fundit, pasi treguesit kryesorë të shëndetit të fëmijëve janë përkeqësuar ose kanë ngecur, paralajmërojnë pediatër të njohur.

Një analizë e publikuar nga Kolegji Mbretëror i Pediatrisë dhe Shëndetit të Fëmijëve (RCPCH) shqyrtoi 12 tregues ndërkombëtarisht të njohur të mirëqenies së fëmijëve, përfshirë vdekshmërinë foshnjore, shëndetin oral, obezitetin, vaksinimin, çrregullimet e shëndetit mendor dhe astmën, shkruan burimi The Guardian transmeton Gazeta Shneta.

Raporti thekson se rezultatet shëndetësore të fëmijëve në Britani janë ndër më të dobëtat në Evropën Perëndimore. Një nga shqetësimet kryesore është rënia e mbulimit me vaksina. Vetëm 84% e fëmijëve marrin të dyja dozat e vaksinës MMR kundër fruthit, shytave dhe rubeolës deri në moshën pesëvjeçare, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon një mbulim prej 95%. Kjo e rendit Britaninë si vendin me performancën më të dobët ndër shtetet e G7.

Raporti gjithashtu tregon se Britania ka një nga normat më të larta të vdekjeve të lidhura me astmën në Evropë.

Pabarazitë sociale ndikojnë ndjeshëm në shëndetin e fëmijëve. Në zonat më të varfra, normat e vdekshmërisë foshnjore dhe obezitetit janë më shumë se dyfish më të larta krahasuar me zonat më të pasura.

“Gjendja e shëndetit të fëmijëve në Britani duhet të shihet si një turp kombëtar”, tha Dr. Helen Stewart nga RCPCH, duke theksuar se fëmijët nga komunitetet më të varfra dhe pakicat etnike janë më të prekurit.

Pediatrit i kanë bërë thirrje qeverisë së re të vendosë shëndetin e fëmijëve në prioritet, përmes investimeve afatgjata, përmirësimit të mbledhjes së të dhënave shëndetësore dhe objektivave kombëtare të detyrueshme.

Një sondazh i ‘YouGov’, tregoi se vetëm 12% e prindërve besojnë se shëndeti i fëmijëve është përmirësuar gjatë 10 viteve të fundit, duke sugjeruar se përparimi i arritur nuk është ndjerë nga familjet.

Ekspertët paralajmërojnë se pa masa urgjente dhe të vazhdueshme, brezi i sotëm i fëmijëve mund të përballet me shëndet më të dobët se gjeneratat e mëparshme, duke rritur presionin mbi familjet dhe shërbimet publike. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSi lajmet për epidemitë mund të ndryshojnë mënyrën si mendojmë dhe gjykojmë të tjerët
Artikulli i rradhës Fundjavë me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 35 gradë Celsius

Ju sugjerojmë

Si lajmet për epidemitë mund të ndryshojnë mënyrën si mendojmë dhe gjykojmë të tjerët

17/07/2026 Jetë

Një ilaç për palcën kurrizore mund të ndihmojë në luftën kundër Alzheimerit

17/07/2026 Jetë

Demenca nuk prek të gjithë njësoj: Studimi zbulon faktorët që mund të ndryshojnë rrezikun në botë

17/07/2026 Jetë

Shkuarja në kinema apo në muze lidhet me plakje më të ngadaltë të trupit

17/07/2026 Jetë

Depresioni veror, një çrregullim i rrallë por serioz: Valët e të nxehtit mund të ndikojnë në shëndetin mendor

17/07/2026 Jetë

Një ndikim i fshehur te emocionet e vajzave adoleshente: Testosteroni mund të lidhet me rritjen e ankthit dhe simptomave depresive

17/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.