Policia e Kosovës ka intervistuar pronarin e një lokali në Han të Elezit, pasi dyshohet se disa persona janë helmuar pas konsumimit të ushqimit të shërbyer në atë biznes.
Sipas raportit policor, i dyshuari është intervistuar në stacionin policor në cilësinë e pronarit të lokalit, ndërsa rasti është në fazën e hetimeve.
-Hani i Elezit 13.07.2026 – NN. Me 15.07.2026 në cilësinë e të dyshuarit, në stacion policor është intervistuar një mashkull kosovar për shkak të dyshimit se në lokalin e tij pas konsumimit të ushqimit janë helmuar disa persona. Rasti është duke u hetuar për të cilin është njoftuar prokurori i cili ka autorizuar të iniciohet lënda e rastit.



