Është koha të heqim qafe të brendshmet e shtrenjta të blera nga ish i dashuri Shën Valentinin e fundit. Kjo këshillë e çuditshme vjen nga faqja Goope e Gwyneth Paltrow.
Ajo thotë se recipetat mund të mbajnë ‘energji negative dhe kujtime’ të lidhjes suaj të dështuar.
Ky ritual është detajuar në faqen e ekspertes së marrëdhënieve në çift, Suzannah Galland. Ajo thotë se është me efektive kur ky ritual kryhet në hënën e plotë dhe vëren se hëna e plotë do të jetë më 11 shkurt, fiks para Shën Valentinit.
“Të brendshmet tregojnë dashurinë që jetojmë. Ato që ju i keni veshur me të dashurit e kaluar mund tju ngarkojnë me kujtime të dhimbshme të atyre lidhjeve”, shkruan Galland.
Ky postim është nga të fundit që Paltrow poston por dhe produktet e çuditshme që shet në faqen e saj, Goop.