Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperatura më e ulët është -2 gradë kurse më e larta e ditës parashihet të arrijë në 16C. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi deri 9m/s.
Nesër sipas IHK-së do të kemi kushte tjera meteorologjike, ulje të temperaturave dhe reshje shiu në viset e ulëta , kurse në viset malore reshje bore.