Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Disa rregulla praktike për organizmin e kuzhinës

Jetë 24/02/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kuzhinat tona duken shumë shpesh si arenë lufte për shkak të objekteve të pafundme që duhen mbajtur në rregull, një ëndërr e keqe. Por mënyra për të gjetur vend për të gjitha ka dhe ja cilat janë ato.

Gjëja e parë e rëndësishme është të hedhim sendet që nuk përdorim prej kohe, ose të bëjmë atë që quajmë decluttering ( pastrimin nga objektet e panevojshme) , as kuzhina nuk i shpëton këtij rregulli. Hidhni erëzat që keni prej kohësh, sepse mbas një periudhe të caktuar ato kanë humbur aromën dhe vetitë.

Gjëra të tjera që mund të hidhni janë dhe të gjithë aksesorët që nuk keni përdorur kurrë, si vegla që largon bërthamën e ullinjve për shembull . Nëse filloni të pastroni me këtë logjikë do të shihni përmirësime të vogla imediate.

Përdorni ndarëset. Ekzistojnë në shitje ndarës shumë të domosdoshëm vertikal apo horizontal që i japin një rregull rafteve dhe sirtarëve tuaj. Ndarëset nëpër sirtarë ju japin mundësinë të krijoni disa hapësira dhe të mos i futeni me kokë dhe egërsi kërkimit të lugës së drurit. Kavanozët nga ana tjetër janë një bekim kur vjen puna te rregulli.

Miell, perime, pasta, erëza, por dhe paketime me sodë buke ose maja, aroma të ndryshme si ginger, kanellë qëndrojnë shumë mirë nëpër kavanoza dhe do ju evitojnë pluhurin dhe paketime të tepërta nëpër sirtarë.

Përdorni tabakatë. Nëse keni disa sende që doni t’i vendosni nëpër rafte atëherë mund të përdorni tabakatë për t’i bashkuar. Kjo e bën më të lehtë lëvizjen dhe kërkimin e tyre duke evituar ndotjen e sirtarëve apo dollapeve me mbetje të vajit apo uthullës.

Rrjeshtoni mirë sendet, ndonëse duket diçka banale ju siguroj që llogjika e renditjes së tenxhereve dhe tiganëve siguron hapësira të tjera të pamenduara më parë.

E kuptoj që shpejtësia ndonjëherë na e merr dorën por ja vlen të impenjohemi pak për mos t’u çmendur më pas.

  1. Bëni një zgjedhje midis gjërave që përdorni dhe hidhi tepricat
  2. Ndarëset do ju ndihmojnë që të mbani në rregull sirtarët
  3. Kavanozët do të zgjidhin problemin e rafteve
  4. Mos harroni që tabakatë do ju ndihmojnë më objektet e vogla.
Artikulli paraprakKëtë gjë për trurin tuaj nuk e keni ditur
Artikulli i rradhës Lëvizja e organeve të brendshme në trupin e nënës gjatë shtatzënisë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.