Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Letra e një 24-vjeçari në prag të vdekjes nga kanceri

Jetë 27/02/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Unë jam vetëm 24 vjeç dhe sapo zgjodha kravatën time të fundit. Është kravata që do vesh në funeralin tim pas pak muajsh. Ndoshta nuk më përshtatet me kostumin, por është perfekte për rastin në fjalë.

Diagnoza e kancerit erdhi shumë vonë për mua, të paktën para se ta mendoja një jetë të lumtur e të gjatë për veten. Mënyra e jetesës sime, ekzistenca ime ose diçka tjetër nuk do të kenë fare rëndësi sepse unë jetova pa bërë asgjë që kishte rëndësi.

Para se ta merrja lajmin për sëmundjen time mendoja shumë gjëra të kota por pastaj e kuptova se çfarë kam humbur duke u brengosur për gjërat që nuk kanë rëndësi, e duke i lënë anash ato që janë shumë të rëndësishme. Kështu që unë po ju shkruaj juve për një arsye egoiste. Dua t’i jap kuptim jetës sime duke e shpërndarë këtë konkluzion që e kam bërë për jetën në përgjithësi:

– Mos e harxhoni kohën duke bërë punën që nuk ju kënaq. Është më se e qartë se ju nuk mund të keni sukses në një punë që nuk e doni. Durimi, pasioni dhe dedikimi vijnë vetëm kur e doni atë që bëni.

Është budallallëk të frikësohesh nga opinioni i të tjerëve. Frika ju bënë të dobët dhe ju paralizon. Nëse e lini frikën të komandoj me ju atëherë do të bëhet keq e më keq çdo ditë, derisa të mos mbetet asgjë nga ju, vetëm një figurë false e juaja. Dëgjoni zërin e brendshëm dhe ndiqeni atë. Disa njerëz mund t’iu quajnë të çmendur, por disa do të ju mendojnë si legjendë.

– Merrni kontrollin e jetës tuaj. Merrni përgjegjësinë e plotë për gjërat që i bëni. Evitojini shprehitë e këqija dhe përpiquni që të bëni jetë të shëndetshme

– Vlerësojini njerëzit përreth jush. Miqtë dhe të afërmit tuaj do të jenë gjithmonë një përkrahje e madhe dhe një burim i forcës dhe i dashurisë.

Unë nuk jam i mërzitur se po vdes, sepse pikërisht ditët e fundit të jetës time janë bërë më me kuptim. Unë vetëm refuzoj ta pranoj se nuk do t’i pres disa projekte të rëndësishme, të cilat me vite i kam pritur. Gjithashtu shpresoj se lufta në Siri dhe në Ukrainë të përfundoj sa më shpejt.

Ne nuk do të jemi pjesë e kësaj bote përgjithmonë. Jeta jonë është një tregim i shkurtër në këtë planet të bukur që përfundon tepër shpejt. Andaj, shijojeni kohën tuaj në këtë jetë, me pasionin më të madh.

Bëjeni jetën tuaj interesante. Bëjeni të vlefshme!

Artikulli paraprakKjo është dita e vitit më me fat për shtatzëni
Artikulli i rradhës Këto shprehi ndikojnë të shtoni peshë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.