Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kur duhet ta qethni për herë të parë bebën tuaj

Jetë 03/03/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nuk ka ndonjë rregull të veçantë se kur është koha e vërtetë për qethje e parë të flokëve. Nëse fëmija ka flokë të gjatë, të cilat e pengojnë, mund t’ia qethni edhe para se t’i mbushë një vit.

Si ta bindni fëmijën?
Mund ta merrni me vete te floktari në sallon kur ju shkoni për t’i qethur flokët. Në këtë mënyrë më mirë do të njihet me ambientin, do të shohë se si bëhet qethja e flokëve dhe si duhet të qëndrojë ulur derisa zgjat qethja. Luajeni rolin e floktarit në ambientin e banimit tuaj. Vendoseni ulur në karrige dhe vërjani një peshqir rreth qafe sikur e bën floktari. Përdoreni krehër dhe gërshërë plastike.

Bisedoni me fëmijën – tregoni se si do të shkojë në sallon te floktari për t’u qethur, se si do të bëhet i bukur dhe se do të argëtohet shumë, shkruan Telegrafi. Varësisht nga mosha, fëmijën mund ta lini të qëndrojë vetë ulur apo ta mbani në prehër para pasqyrës, mirëpo nëse konsideroni se fëmija do të frikësohet, më mirë është t’ia ktheni shpinën pasqyrës. Ngadalë vërjani mbështjellësen që të mos frikësohet.

Nëse refuzon, provoni t’ia vini vetëm një peshqir. Në vend se t’i lahen flokët, më mirë është që t’i spërkatën me ujë. Pas qethjes zhvishjani kanotierën që të mos e irritojnë qimet. Patjetër fotografohuni, sapo të përfundojë qethja. Kjo do të jetë një ngjarje shumë e rëndësishme për ju dhe për fëmijën tuaj

Çfarë duhet të bëni, nëse fëmija juaj akoma refuzon të qethet?
Nuk bën të insistohet më shumë, për të mos e përjetuar qethjen si diçka shumë të keqe. Merreni në prehër dhe luani me të, derisa floktari e qeth. Merrni me vete ndonjë libër me fotografi për fëmijë që ta shikoni bashkë.

Cila është koha më e mirë për të caktuar qethjen?
Koha më e mirë për qethje është pas të ketë ngrënë fëmija racionin e vet të ushqimit, që fëmija të mos jetë i uritur dhe të mos bëhet nervoz. Nëse keni kohë të mjaftueshme gjatë ditës, zgjidhni kohën kur fëmija është më i qetë.

Artikulli paraprakKomenti prekës i Xheraldinës për vajzën e saj të ndjerë Rebekën (Foto)
Artikulli i rradhës Vdekja tragjike e studentes së Fakultetit të Mjekësisë në aksident trafiku

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.