Vetëm një ditë pasi në Prishtinë u shënua dita e veshkës dhe kujdesit ndaj saj, në Klinikën e Urologjisë u krye një ndërhyrje e vështirë në veshkë.
Stafi i kësaj klinike ka realizuar një intervenim të vështirë për të larguar gurë nga veshka e një qytetari, shkruan Gazeta Shneta.
Fotografitë në rrjetin social Facebook i postoi ish-drejtori i kësaj klinike, Dr Fahredin Veselaj.
“Veshka e njeriut mund të krijojë gurë me forma, madhësi , ngjyrë dhe fortësi të ndryshme!
Një rast mjaft i vështirë por edhe interesant u operua me sukses sot në Klinikën e Urologjisë në QKUK”, shkroi Veselaj. /Gazeta Shneta/