Gratë të cilat kanë kryer marrëdhënie seksuale me gra tjera, shpesh thonë se ato nuk kanë nevojë për të kryer teste për qafën e mitrës.
Kjo rezulton se gjysma e femrave që janë lesbike apo biseksuale kurrë nuk bëjnë teste të tilla, shkruan BBC, transmeton Gazeta Shneta.
Virusi i njohur si papilloma (HPV), e cila shkakton kancer në qafën e mitrës, mund të transmetohet përmes seksit që bëhet mes lesbikeve.
HPV transmetohet përmes lëngjeve trupore, ashtu si edhe shumë infeksione tjera që transmetohen seksualisht.
HPV, ose kanceri në qafën e mitrës mund të shfaqet tek të gjitha femrat, pavarësisht orientimit të tyre seksual.
Edhe pse shumë femra lesbike kanë mohuar një gjë të tillë, studimet tregojnë se ky kancer i prek edhe ato, edhe pse kanë marrëdhënie seksuale vetëm me femra.
HPV mund të transmetohet përmes kontaktit në zonën gjenitale, lesbiket janë njësoj të rrezikuara gjithashtu përjetojnë ndryshime anormale në qafën e mitrës.
Në një studim të kryer nga Universiteti i Salford, 37% e grave lesbike të anketuara, kanë thënë se nuk kanë nevojë për një test të qafës së mitrës, për arsye të orientimit të tyre seksual.
Çka është testi i qafës së mitrës?
Ky test bëhet si provë për të kontrolluar shëndetin e qelizave të qafës së mitrës, domethënë nuk është test për kancerin.
Rreth një në 20 teste të grave, tregojnë ndryshime anormale. Shumica e këtyre ndryshimeve nuk të qojnë drejt kancerit në mitër, por megjithatë ato mund të sjellin pasoja të mëtejshme në mitër.
Preferohet që ky test të bëhet te thuajse të gjitha gratë.
Nga mosha 25-49 preferohet të bëhet çdo tre vjet.
Nga mosha 50-64 çdo pesë vjet.
Kancerin në qafën e mitrës, mund ta marrin të gjitha gratë e këtyre moshave. Edhe pse kur seksi është më aktiv tek moshat 30-45 vjet është më e mundshme.
Tek femrat nën moshën 25 vjeç është shumë i rrallë.
Të gjitha femrat, lesbike e biseksuale, duhet patjetër ta shqyrtojnë testin për qafën e mitrës.
Edhe nëse kanë orientime tjera seksuale, ato medoemos duhet ta shqyrtojnë këtë.
Fakti që ato nuk kanë marrëdhënie me burra, nuk do të thotë që nuk mund të preken nga viruse të tilla. /Gazeta Shneta/