Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si mund ta forcojmë kujtesën dhe të stërvitim trurin

Jetë 15/03/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kujtesa ka një tendencë të dobësohet me kalimin e viteve, megjithatë një memorie e forte varet nga shëndeti dhe gjallëria e trurit tonë.

Neuroshkencëtarët konfirmojnë se truri ka një aftësi mahnitëse që të përshtatet dhe reagojë gjithnjë e më ndryshe, kështu që ju mund të përmirësoni kujtesën tuaj në çdo moshë.

Më poshtë ju sjellim disa sekrete si të bëheni më të zotë në një kohë shumë të shkurtër:

Lëvizja horizontale e syve

Sytë mund të jenë dritarja e shpirtit tuaj , por ato mund të jenë gjithashtu përforcues shumë te mirë të kujtesës. Sipas një studimi tek Brain and Cognition lëvizja e shpejtë horizontale e syve për 30 sekonda përmirëson kujtesën me 10%.

Kjo lloj lëvizjeje mund të ndihmojë që të dy anët e trurit të komunikojnë më mirë duke aktivizuar rrugë nervore që ndihmojnë këtë komunikim, i cili është i nevojshëm për të konsoliduar kujtesën.

Jepini mundësi trurit tuaj të stërvitet

Kujtesa, ashtu si forca muskulare, sugjeron që ju “ta përdorni ose do e humbni”. Nuk ka rëndësi sa impenjues mund të jetë aktiviteti nga ana intelektuale, nëse është diçka për të cilën ju jeni tashmë të zotët, atëherë nuk është një ushtrim i mirë për trurin.

Aktiviteti duhet të jetë diçka jo familjare dhe jashtë zonës tuaj te rehatisë, siç është për shembull të mësoni të luani një pjesë sfiduese muzikore ose të përmirësoni aftësitë tuaja në shah.

Mos anashkaloni aktivitetin fizik

Ushtrimet aerobike si çiklizmi janë veçanërisht të mira për trurin, prandaj zgjidhni aktivitete që përmirësojnë qarkullimin e gjakut. Në përgjithësi , çdo gjë e mirë për zemrën tuaj është e shkëlqyer dhe për trurin.

Jeto gjelbër

Annals of Neurology zbulon se njerëzit që morën pjesë në një ndër testet e kujtesës dhe që konsumuan gjysmë filxhani me perime kruçifere (siç është brokoli) çdo ditë u vlerësuan me rezultate rreth 10% më të larta se pjesëmarrësit e tjerë.

Gjeni kohë për miqtë tuaj

Ruajtja e kontakteve mund të jetë një ndihmë për jetën tuaj shoqërore dhe kujtesën po ashtu. Në të vërtete kërkimet ne Shkollën e Shëndetit Publik në Harvard zbuluan se njerëzit që ndërveprojnë më shumë me të tjerët shfaqin rreth 50% më pak dobësim te kujtesës se pjesa tjetër. /albeu

Artikulli paraprakFëmija ‘sirenë’ që nuk i dihet as gjinia (Foto)
Artikulli i rradhës Publikon pamjet e vdekjes së djalit për një kauzë madhore (Video)

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.