Norvegjia është vendi me njerëzit më të lumtur në votë, kështu duke i lënë pas Danimarkën, Zvicrën dhe Islandën, transmeton Gazeta Shneta.
Sipas raportit Botëror për Lumturi për vitin 2017, Norvegjia renditet e para, kjo pasi ata kanë dashuri, liri, bujari, ndershmëri, shëndet të mirë, të ardhura dhe qeverisje të mirë.
Një efekt tjetër pozitiv ka pasur është niveli i lartë i arsimit.
Në mesin e 20 vendeve më të lumtura të botës hyjnë edhe Finlanda, SHBA, Izraeli, Kosta Rika, Gjermania…
Ndërsa 30 vendet në fund të listës janë kryesisht shtete afrikane, me përjashtim të Sirisë, Afganistanit, Haitit, Jemenit dhe Ukrainës .
20 vendet më të lumtura të botës:
- Norvegjia
- Danimarka
- Islanda
- Zvicra
- Finlanda
- Holanda
- Kanada
- Zelanda e Re
- Australia
- Suedia
- Izraeli
- Kostarika
- Austria
- SHBA
- Irlanda
- Gjermania
- Belgjika
- Luxemburgu
- Britania e Madhe
- Kili
10: Vendet më pak të lumtura në botë
- Jemen
- Sudani Jugor
- Liberia
- Guinea
- Togo
- Ruanda
- Siria
- Tanzania
- Burundi
- Republika e Afrikës Qendrore
/Gazeta Shneta/