Të martuar për shumë vite apo në një lidhje të re? Zelda West-Meads ofron këshilla së si të kaloni kohë kualitative në çift.
A e mbani në mend herën e parë kur e keni takuar partnerin tuaj? Ju nuk mund t’i hiqnit duart nga njëri tjetri pa u ndier super të ngazëllyer. Këto ditë duhet se krejt çka flisni ka lidhje me detyra të mërzitshme ditore si kush do t’i marrë fëmijët nga kursi i notit, cilin kolltuk ta blini? Me vetëm pak mund, ju mund të provoni mënyra të ndryshme për ta kthyer ngazëllimin në lidhjen tuaj, transmeton Gazeta Shneta.
Komunikimi, komunikimi, komunikimi
Kur ju jeni dashuruar për të parën herë ju sigurisht keni kaluar orë të tëra duke folur, duke zbuluar gjëra të reja për njëri tjetrin, duke u shprehur se si ndiheni për njëri tjetrin. Kur filloni të jeni se bashku për kohë më të gjatë dhe jeta interferon, ju nuk e bëni më këtë punë. Është me rëndësi të vazhdoni të flisni dhe më e rëndësishmja të dëgjoni njëri tjetrin. Sa më afër që ndjeheni emocionalisht aq më romantik do të ndiheni ndaj njëri tjetrit.
Jeni shokë të ngushtë dhe dashnorë
Ndani të mirat dhe të këqijat me partnerin tuaj dhe jeni afër njëri tjetrin. Kur e keni dikë afër ku ju duhet ju bën ta doni më shumë dhe të doni të jeni me të.
Takimet me ndryshime
Është shumë e rëndësishme të gjeni kohë për njëri tjetrin, por mos ndani kohë vetëm për takime darkash, por edhe takime me Aventura. Studimet kanë treguar që çiftet që bëjnë aventura së bashku e kanë edhe lidhjen më të gjallë. Pra përpos darkave, kohë pas kohë testoni limitet tuaja.
Të mbani veten dhe të kujdeseni për dukjen tuaj
Kur keni filluar të dilni me partnerin tuaj, a keni veshur rroba të ndyta dhe keni pasur flokë të palara? Normalisht që jo. Ju nuk duheni të dukeni si një supermodele 24 orë në ditë ose të shpenzoni orë të tëra duke u stërvitur, por është me rëndësi të mundoheni. Të dy partnerët duhet të veshin rroba të pastra dhe të kenë aromë të mirë.
Gjeni kohë për të çuar dashuri
Sa në afër që të ndiheni emocionalisht aq më shumë do të ndjeheni të gatshëm për të çuar dashuri. Është me rëndësi që marrëdhëniet seksuale të jenë në agjendë. Flisni për atë se çfarë ju pëlqen dhe ju kënaq. Nëse keni fëmijë, mbani një çelës të derës dhe ndiheni më rehat gjatë aktit.
Zgjidhni problemet
Nëse keni shumë zënka dhe i bërtisni njëri tjetrit, atëherë romanca nuk është fare në listë. Mësoni të diskutoni dhe t’i sqaroni situate e vështira në qetësi dhe dëgjojeni njëri tjetrin. Përgatituni të dy të ndryshoni dhe t’i kuptoni nevojat e njëri tjetrit.
Gjuha e dashurisë
Tregoni partnerit tuaj çdo ditë se ju e doni. Një puthje kur kaloni afër partnerit, një ledhatim i rastit i tregon partnerit tuaj se ju jeni duke menduar për të, kapni duart kur dilni të shëtisni dhe përqafohuni kur jeni duke shikuar televizor.
Mos jeni vetëm prindër
Është e vështirë të mos konsumoheni nga fëmijët dhe të harroni se jeni dashnorë dhe partner. Tinejxherët kanë më shumë kërkesa sesa fëmijët e vegjël, por së paku ata dalin dhe ju lënë pak kohë. Bëjeni më të mirën që të bëni gjëra të këndshme së bashku ose ktheheni në krevat por jo vetëm për të fjetur.
Jeni mbështetës dhe spontan
Nëse partneri juaj bën diçka të këndshme për ju, jeni falënderues. Jeni të mirë me njëri tjetrin. Gjëra të vogla mund t’i bëjnë ata ta ndiejnë që ju i doni, kështuqë blini një libër apo CD për ata dhe befasoni.
Planifikoni të ardhmen
Kur fëmijët tuaj rriten dhe gradualisht dalin nga shtëpia, punoni për lidhjen tuaj dhe si do të zhvilloni lirinë tuaj të re. Gjeni kurajon që të flisni se çka është mirë për lidhjen tuaj dhe çka do të donit të ndryshoni. Bëni planë, qoftë ndërrimi i vendit të punës, zhvendosja në një shtëpi të re, apo pushime ngazëlluese për ju të dy. /Gazeta Shneta/