Menduan se do të vdiste por në momentin e fundit erdhi “shpëtimtari” dhe fëmija 7 muajsh mbijetoi.
Një djalë i vogël Alaska,Lincoln Seay ka lindur me një defekt të rrallë në zemër, duke bërë që të gjitha organet e tij të zhvillohen në anën e kundërt të trupit të tij, dhe mjekët tashmë u kishin bërë gjithçka për ta shpëtuar por ishte e kot, pasi që familja e tij ka qenë duke pritur për një transplant pediatrik që nga nëntori, por mjekët kishin frikë se do të vinte shumë vonë.
Kështu ata u thënë prindërve të Seay se ishte pothuajse e pamundur ta shpëtonin, por në çastet e fundit të jetës së voglushit u njoftua se mbërriti një zemër për të realizuar transplantin e nevojshëm.
Dr. D. Michael McMullen, Drejtori i Departamentit Kirurgjikal të Transplantit të Zemrës, tha se kishte patur një listë me pacientë me probleme, p Në këto fotografi duket shumë qartë ndryshimi i mrekullueshëm i vogëlushit falë këtij operacioni, që u realizua me sukses.
Në këto fotografi duket shumë qartë ndryshimi i mrekullueshëm i vogëlushit falë këtij operacioni, që u realizua me sukses.
Në foton e parë, vogëlushi është një ditë para transplantit, ku ngjyra e lëkurës është vjollcë, për shkak të mungesës së oksigjenit, ndërsa në foton tjetër, ai është një ditë pas operacionit, ku duket i shëndetshëm dhe ngjyra e lëkurës është normale. /gazetametro.net