Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ushqyerja me gji e të lindurit parakohe: “Nëna kangur”

Jetë 26/03/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qumështi që prodhon një nënë e cila e ka lindur fëmijën para kohe, ka përbërje të ndryshme nga qumështi i nënës që e ka lindur fëmijën në kohë të vet.

Ky qumësht i përgjigjet kërkesave ushqimore që ka vetë fëmija i lindur para kohe. Dhe në fakt, ky qumësht është më i pasur me proteina dhe kripëra minerale (i linduri para kohe ka më shumë nevojë për këto lëndë).

Nga ana tjetër, fëmija i lindur para kohe ka shumë më tepër nevojë për qumështin e nënës, se sa fëmija i lindur në kohë të vet:

• Fëmijët e lindur parakohe janë shumë më të prekshëm prej infeksioneve dhe qumështi i nënës i pasur me trupa mbrojtëse i ndihmon ata të mbrohen më mire prej mikrobeve të mjedisit.

• Fëmijët e lindur parakohe, nuk e asimilojnë mirë qumështin artificial, ndërkaq që e tresin dhe e thithin mirë qumështin e nënës.

• Fëmijët e lindur parakohe, megjithëse u nevojitet mjaft qumështi i nënës, mund të mos kenë të zhvilluar aq sa duhet thithjen e gëlltitjen (sidomos kur kanë lindur më parë se sa java e 34-t e shtatzanisë) dhe kanë vështirësi në kapjen e gjirit.

Të gjitha këto vështirësi shumohen, nëqoftëse fëmija pastaj ka ndonjë problem, është ende i sapolindur (në ditët e para të jetës) etj. Për këto arsye shpesh herë, ushqyerja e fëmijës realizohet ose me një tub që vendoset në stomakun e bebit, ose me biberon. Nuk është e thënë që të përdorim qumësht artificial, kur i linduri para kohe duhet të ushqehet me këto mënyra, sepse mund të shfrytëzohet qumështi i nënës i shtrydhur, derisa fëmija të jetë në gjendje të thithë vetë nga gjiri i nënës, shkruan beba ime.

Nëna, në ditët e para pas lindjes së një fëmije të parakohshëm, është vërtet e çorientuar, por është vërtet po aq e rëndësishme që ajo të fillojë të shtrydhë gjirin, për të nxitur prodhimin e qumështit më tej. Nga ana tjetër, dhënia e qumështit të vet fëmijës është një motiv I rëndësishëm për të mbajtur gjallë atë, që pa frikë do ta quanim gëzim të jetës, duke zvogëluar ndjenjën e pafuqisë dhe të përjashtimit në kujdesin e fëmijës.

Të lindurit pas javës së 34-t të shtatzanisë, janë shpesh të aftë të marrin gjirin dhe të ushqehen nëpërmjet tij; mbështetja dhe nxitja nga ana e punonjësve të maternitetit të kësaj gjëje do të ishte thelbësore për suksesin e ushqyerjes me gji. Por shumë nga këta punonjës nuk janë të bindur se është vërtet e mundur ushqyerja me gji tek fëmijët tetanikë. Jo vetëm tetanikët, por edhe fëmijët e lindur në një moshë barre më të vogël janë në gjendje të thithin dhe të ushqehen prej gjirit të nënës.

Vëzhgimet e bëra nga disa studiues, në disa vende të botës, kanë treguar se mbajtja e fëmijës me peshë të vogël në gjinjtë e nënës (të ashtuquajturat “Nëna kangur”), ndihmon edhe fëmijë shumë të vegjël (me peshë 1000g), jo vetëm të ushqehen mirë, por edhe të mbahen më ngrohtë e të kenë më pak probleme me frymëmarrjen e tyre. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPërzieni mjaltin me sodë të bukës dhe shikoni efektet mahnitëse
Artikulli i rradhës Ky është vendi në Prishtinë ku mund të fitoni këto imazhe fantastike

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.