Konsumatorët ulen në tavolinë nën dritën e sallës së operacionit. Pijet i marrin në qese për infuzion dhe në shishet e shurupit, ndërsa enët duken si organe të njeriut.
Restauranti në qytetin Depok të Indonezisë, i cili me enterierin dhe me menunë të kujton spitalin, ka tërhequr vëmendje të madhe jo vetëm të turistëve, por edhe të banorëve lokal, raporton Anadolu Agency (AA).
Brendia e restorantit “Hospitalis” është i dekoruar si spital, kurse edhe punonjësit mbajnë uniforma të stafit mjekësor. Pra, kamerierët punojnë në uniformat e infermiereve, kurse kuzhinierët në ato të mjekëve.